Blog

Edi Rama, të uroj fatin e mikut tënd Nicolas Sarcozy! - Nga Rushan Xhaferi

Sot kryeministri Rama ka shpërndarë në faqen e tij të Facebook një foto me ish-presidentin e Francës Nicolas Sarkozy. Është interesante dhe shpresëplotë të dihet sesi ish-presidenti i fuqisë së pestë në botë është katandisur këto kohët e fundit me vajtje-ardhje sa në prokurori dhë në gjykatat e Francës.

Akuzat janë, midis të tjerave, korrupsion, financim i paligjshëm i fushatës elektorale dhe fshehje e përvetësimit të fondeve publike libiane. Duhet theksuar libiane, sepse pasi mori miliona euro nga Kadhafi, ish presidenti i Libisë, Sarkozy, sipas gazatarëve francezë të Mediapart ka kontribuar për eliminimin e tij në vitin 2011, duke ndërhyrë ushtarakisht në një koalicion të NATO-s, ku sulmet më të shpeshta drejtoheshin nga ushtria franceze, fakt që tregon haptazi një luftë të ndërmarrë dhe drejtuar nga vetë Franca. 

Në vitin 2015, shtypi amerikan publikoi një seri email-esh që i përkisnin ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, që kishin të bënin me ndërhyrjen franceze në Libi. Një memorandum me pesë faktorë që motivonin angazhimin e presidentit Nikolas Sarkozy për të udhëhequr këtë luftë: 1) një dëshirë për të marrë një pjesë më të madhe të naftës libiane; 2) për të rritur ndikimin francez në Afrikën e Veriut; 3) të përmirësojë gjendjen e brendshme politike në Francë; 4) t’i ofrojë ushtrisë franceze një shans për të rivendosur pozicionin e saj në botë; 5) përgjigje ndaj shqetësimeve të këshilltarëve të tij rreth planeve afatgjata të Kadhafi-t për të zëvendësuar Francën si fuqi dominuese në Afrikën Perëndimore.

Samiti i Parisit në 19 mars 2011 për mbështetjen e popullit libian, ditën e parë të ndërhyrjes ushtarake, ishte hi syve. Nafta dhe dominimi strategjik në një rajon janë shumë tunduese për tu shqetësuar vërtetë për popujt. Situata në 2019 në Libi është katastrofike. Vëndi eshtë në duart e bandave, kriminelëvë dhë terroristëvë. Një kaos total. Në këtë moment ekzistojnë tregje skllevërish ku njerëz shiten për disa qindra euro. Skllavëria primare po rivjen në 2019 sikurse ka ekzistuar përpara disa shekujve dhe kjo falë presidentit të vëndit të së drejtave të njeriut. Ky është Nicolas Sarkozy! Një plehrë, mes plehrave!

Por plehrat, edhe veshur me rroba të shtrenjta dhe syze firmato, qelbin era nga thoi i vogët i këmbës  deri tek qimja e kokës apo tulla pa lesh. Tulla e Edi Ramës mund të shkëlqej nga dielli, por e ka vëndin në një birrucë të errët.

Drejtësia franceze është duke bërë punën e saj dhe shpresa, sado e vogël, për të parë kriminelin dhe të korruptuarin Sarkozy, njeri pa pikë humanizmi dhe pa qytetari, të gjendet sado pak kohë në burg me damkën e drejtësisë si fajtor dhe të paguajë për krimet e tij, na sjell një buzagas ironik me durimin duke pritur që t’i vijë rradha edhe këtij kokëministrit tonë.

«Qeveria e kap lepurin me qerre», thotë një fjalë popullore.

Një ditë ndoshta... , një ditë...