Blog

Kuba Komuniste vs Arnaut Aheng - Nga Artan Gjyzel Hasani

Kuba komuniste e vëllezërve Kastro, nën diktaturë dhe nën bllokadë ekonomike (që nga viti 1959), edhe sot, 30 vjet pas ndërrimit të sistemit në mëmëdheun tonë, i ka të gjithë treguesit financiarë, GDP totale dhe GDP për frymë më të lartë se Shqipëria "kapitaliste" e Bufit, Meksit, Finos, Nanos, Majkos, Metës, Berishës dhe Ramës (dhe nesër edhe e atij beqirit të fiqve nga Ura Vajgurore) të marrë së bashku!

Janë shifra që nuk ua thonë kurre barinjtë tuaj, as kur janë në pushtet e as kur janë në opozitë. Janë të lidhur në një pakt të padeklaruar: populli të mos mësojë kurrë saktësisht se sa të varfër e kanë lënë të zgjedhurit e vet. I flasin popullit me përqindje krahasuese pa asnjë kuptim, u rrit ekonomia me kaq %, u ul papunësia kaq %, dhe bëjnë kërdinë me këtë gjuhë të paverifikueshme mbi hallexhinjtë dhe fëmijët e tyre ahengxhinj, dy kategori sociale që janë pjesa dërrmuese e shqiptarëve të sotem

E kuptoni se sa shumë JENI VJEDHUR E VIDHENI 30 VJET RRESHT, ju militantë idiotë dhe të verbër partish nga batakçinjtë dhe horrat që keni zgjedhur t'ju udhëheqin gjithnjë?

Po ju tellallë mediatikë që u shplani shqiptarëve edhe atë tru që u ka ngelur akoma i paokupuar nga fanarët ndriçues të postkomunizmit, e kuptuat?

Po ju dhi të zgjebosura me bishtin përpjetë e kuptuat? Po? Shume mire!

Ikni hapjuni bythësh njeri tjetrit te Blloku tani!