Blog

Prostitucion politik - Nga Lis Bukuroca

Rama dhe Meta nuk flasin me njëri tjetrin. As Rama dhe Luli.

Hashimi dhe Ramushi nuk flasin në mes vete.

As Hoti dhe Veseli!

Ndoshta as Mustafa e Hashimi, e as Ramushi dhe Albini!

Epshi për të marrë pushtetin dhe epshi për ta mbajtur është aq i madh, sa njëri-tjetrin nuk e përjetojnë si kundërshtar politik, por si armik, që duhet asgjësuar.

Njëra palë ia kërkon me shpifje e akuza, (herë të vërteta, herë jo), tjetra nuk do t‘ia jepte pa shkatërruar shtetin!

E populli?

Populli po argëtohet me prostitucionin politik dhe është i vetmi që do ta paguajë këtë maskarallëk primitiv!