Rrëmbimi i bashkive akt mafioz - Nga Ylli Dylgjeri
Pamjet drithëruese me grupe horrash që kërkojnë të rrëmbejnë apo të mbajnë bashkitë në qytetet e vendit janë aktet më të turpshme që publiku ndoqi gjatë ketyre ditëve të nxehta të korrik- gushtit.
Në Shqipëri u godit sërisht civilizimi. Në Shqipëri u godit sërisht brezi i ri.
Në Shqipëri u godit sërisht bashkëjetesa. Në Shqipëri u plagos morali dhe e nesërmja.
Regjimi i Edi Ramës, i organizuar tashmë në falanga banditësh, me leva, pinca e sharra e gjithfarë mjetesh të forta në duar sulmoi godinat ku thuhet se do të projektohet qytetërimi i Republikës. Pamje të tilla kemi parë vetëm në regjimet e juntave ushtarake në vendet latine.
Çfarë janë atëhere këto grupe? Komitete Shpëtimi?
Kujt i duhet ai pushtet vendor i marrë pas këtyre zgjedhjeve që bota ende nuk i ka çertifikuar si të ligjshme e të lira?
Për çfarë morali do tu flasin qytetarëve kryebashkiakët që udhëhoqën falangat e sulmit drejt zyrave të bashkive?
Kjo është Rilindja?
Ky është dështimi!
Ky ishte turpi i rradhes!
Mbajini bashkitë legena! U pafshi hairin!





















