Blog

Një president ndryshe si Donald Trump dhe Shqipëria - Nga Robert Kore

Një nga shprehjet që analistët e CNN përdorin vazhdimisht si argument kundër Presidentit Trump është: Këtë që tha apo bëri Trump, nuk e ka thënë apo bërë asnjë president tjeter.

Dhe është e vërtetë, shprehja qëndron. Trump është vërtetë ndryshe nga gjithë presidentët që ka patur Amerika.

Por pyetja që mund të ngrihet këtu është: Të jesh ndryshe nga të tjerët, a do të thotë qe je gabim?

Jo, në asnjë mënyrë, të qenurit ndryshe, nuk është aspak argument që je gabim. Përkundrazi, ekziston një probabilitet shumë i lartë që njerëzit që janë ndryshe nga të zakonshmit, janë edhe njerëzit që kanë ndryshuar historinë.

Po përse është ndryshe Trump?

Ai është ndryshe sepse ai nuk di ideologji apo të recitojë me fjalor që është “politically correct”. Trump nuk është as i majtë, as i djathtë, as republikan as demokrat, as konservator as liberal. Trump di të bëjë vetëm politika reale, të cilat janë në favor të vendit të tij.

Ai deklaron: Amerika ka 17 vjet që lufton në Afganistan pa rezultat. Janë harxhuar triliona dollarë nëpër këto luftëra. Stop kësaj marrezie – thote - dhe mos harxhoni triliona për një gjë që s’ja vlen. Ato para që harxhohen për luftë, investojini në këto vende dhe gjithësëcili është i kenaqur. «Win-win situation». Ku ka me mire se kaq ?

Të njejtën strategji ndoqi dhe me Sirinë, por sapo ai njoftoi tërheqjen e trupave, menjëherë establishmenti majtas dhe djathtas dhe lobi amerikan pro luftës u hodhën në sulm kundë r tij. Shumë media amerikane fatkeqësisht nuk janë të interesuara të japin fakte konkrete. Ato thjesht shesin narrativa të sajuara për të goditur Trump.

Një veçori tjetër e tij, e cila e bën atë ndryshe nga presidentët e tjerë është fakti që Trump nuk mban në punë njerëz që nuk kanë rendiment apo dëmtojnë politikat e tij. Rasti i fundit, John Bolton, por edhe njerëz të tjerë që ka larguar, tregon se ai i mat njerëzit vetëm me rezultate. Asnjë nuk qëndron në administratën e tij nëse nuk ka rezultatet që pret Trump.

Masmediat e mëdha Amerikane e paraqesin këtë si një e metë e tij, duke thënë që në Shtepine e Bardhe ka një rrëmujë të vërtetë. Kjo është një propagandë e pastër, sepse në rastin e punonjësve, Trump përdor instiktet e tij si njëri i biznesit. Ai që nuk bën punën largohet. Me këto metoda dhe strategji Trump arriti të bëhej njeriu më i fuqishëm i botës.

Sa mirë do ishte të kishim edhe ne në Shqipëri një kryeminister që të largonte këdo që s’ka rezultat. Por kryeministrat tanë nuk e bëjëe dot këtë, sepse prevalon politika dhe jo rezultatet. Një kryeministër shqiptar nuk e heq dot nga puna edhe nësë ministri është i inkriminuar, sepse këta të fundit kundërpergjigjen me metoda mafioze dhe kryeministri në vend që t’i largojë, i mbron ata.

Shikoni ministrat që zgjedh Edi Rama, janë të gjithë njerëz pa asnjë lloj eksperience apo kontributi. Ata janë thjesht ca numra që i lëviz Edi Rama sipas interesit të tij personal. Tek ne kryeministri bën dhe aprovon gjithçka vetë. Edhe ngjyrat e një stadiumi i zgjedh kryeministri. Tek ne ka rëndësi show dhe ngjyrat, jo rezultatet...