Blog

Çfarë pritet pas 6 Tetorit 2019 - Nga Mustafë Ismaili

Me ardhjen e elitës së re në pushtet, Kosova përballet me një të ardhme të re, sepse ende janë në pozitë problemet e vjetra.

Dy dekada më parë, kur Kosova e përfundoi luftën e saj me Serbinë, figurat e saj politike mbizotëruese kanë qenë të gjithë ata që u ngritën si luftëtarë dhe e mbajtën pushtetin, pavarësisht se nuk arritën të siguronin një paqe të qëndrueshme dhe një ekonomi të mirë. Por në zgjedhjet kombëtare të dielën e 6 Tetorit 2019 erdhi kjo ditë dhe elita e re fitoi votën e popullit.

Kjo gjeneratë e re duke sfiduar pushtetarët e vjetër do të sigurojë një mundësi që vendi të shkëputet nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i viteve të pasluftës duke u përqendruar në një qeverisje më të mire. Kjo është një mundësi e re e politikanëve të zgjedhur me votën e popullit duke mësuar nga pësimet e qeverive të kaluara.

Mendoj se Serbisë nuk do i jepet më shansi të përsëritet justifikimi për gabimet e qeverive të mëparshme të Kosovës. Pra reciprociteti do të funksionojë ndërsjelltas.

Kuptohet që për problemet e pazgjidhura midis Beogradit dhe Prishtinës, do bëjnë presion për një normalizim të marrëdhënieve dypalëshe SHBA dhe BE, me të cilat duhet bashkëpunim i ndërsjelltë.