Blog

Trashëgimia e Edi Ramës, një ‘criminal record’ - Nga Robert Kore

Gjëja më me vend që ka thënë ndonjëherë Edi Rama është: prisni se s’keni parë gjë akoma. Që nga momenti që e tha nuk pushuan njeri mbas tjetrit skandalet e kësaj qeverie. Pa mbaruar një skandal fillonte tjetri.

Vendi u mbush me drogë dhe u kthyem në Kolumbia e Europës, kriminelët që i dhanë fitoren në zgjedhje u futën në parlament,kryetarët e bashkive janë të kërkuar ose të dënuar kudo në Europë, ministrat e brendshëm të lidhur direkt me krimin, bizneset u shkatërruan dhe tenderat fitohen vetëm nga një grup njerëzish pranë tij, trashëgimija kulturore po shkatërrohet dhe vendin e tyre po e zenë kulla banimi.

Në aspektin e demokracisë bëmë hapa prapa, u bënë zgjedhje moniste si dhe u shkatërrua totalisht sistemi i drejtësisë, të cilën në bashkëpunim me disa mafiozë ndërkombëtarë të tipit Don Lu dhe Vlahutin e paraqitën si shpëtimin e Shqipërisë.

(Kush nuk beson në rolin e Don Lu dhe ndërkombëtarëve të tjerë le ti referohen rastit të Joe Biden dhe djalit të tij me Ukrainën).

Propaganda pranë tij funksionoi për mrekulli për një kohë të gjatë se nga reforma në drejtësi ka frikë opozita, kur në fakt njeriu më i frikësuar nga reforma është ai vetë, sepse ai erdhi në fuqi nëpërmjet krimit dhe po mbahet akoma nëpërmjet krimit dhe mashtrimit mediatik.

Njerëz si Saimir Tahiri i bejne presion me kod mafioz që po s’më mbrojte do të tërheq edhe ty poshtë. Dhe ajo që flet më qartë për dështimet e tij është largimi i rinisë dhe i shqiptarëve në përgjithësi.

Ai shprehjen e tha për kundërshtarët e tij, por ajo shprehje mori kuptim vetëm për bëmat e tij dhe të gjithë ministrave kukulla të qeverisë së tij.

Pra në qoftë se do më pyeste dikush, cila është trashëgimia e Edi Ramës në këto 6 vjet, do ti përgjigjesha pa hezitim: është vetëm një “criminal record”.

Prandaj nëpër studio të ndryshme televizive, ai ka marrë rolin e një karagjozi duke mbrojtur të pambrojtshmen, skandalet e panumërta të qeverisë së tij.

Nuk e kam dëgjuar njëherë të flasë për ekonominë, për investime kapitale afatgjata, për financat e vendit, për papunësinë, për statistika ekonomike, për papunësinë e shtresave të ndryshme, si për shembull të të rinjve, apo grupmoshave të tjera, papunësinë e grave, të flasë për rritje rrogash apo pensionesh.

Është kryeministri më inkompetent që ka patur ndonjëherë Shqipëria në aspektet që u përmendën më sipër. Dhe është për të ardhur keq, sepse këto janë edhe nga detyrat e tij më kryesore dhe që kudo në botë votuesit presin nga njeriu që kanë zgjedhur si kryeministër.

E vetmja punë që di të bëjë është të merret me Mafien e ndërtimit dhe të na përcaktojë, cila ndërtesë do prishet dhe të diktojë çfarë ngjyrash do ketë ndërtesa që do të vijë. Nuk di ndonjë kryeministër tjetër në botë të merret me këtë punë, sepse këto janë detyrë e bashkive dhe specialistëve të fushës së ndërtimit dhe arkitekturës. Por deri tani ai dhe propaganda që bën ka mundur të fshehë dhe të manipulojë shumë ngjarje.

Shprehja, prisni se s’keni parë gjë akoma, do bëhet më reale se kurrë, ditën që ai do largohet. Atëherë do dalë qartë se çfarë dëmi i bëri Shqipërisë dhe Kosovës ky njeri.

Jemi ne nje moment kyç të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Dhe për fat të keq në këto momente kemi në krye një njeri të papërgjegjshëm, i cili jo vetëm nuk ka motivimin e duhur për të mbrojtur siç duhet çështjen e Kosovës, por ai është lehtësisht i shantazhueshëm nga të huajt për këtë çështjë. Dhë kam frikë së të huajt po e mbajnë Edi Ramën akoma, pikërisht se u duhet performaca e tij e dobët dhe kriminale, për ta përdorur për qëllimet e tyre antishqiptare.

Është fatkeqësi që nuk del një bilbilfryrës socialist ti tregojë publikut se deri ku ka shkuar Edi Rama. Jam i bindur që midis socialistëve ka njerëz që gjykojnë drejt, por nuk e bëjnë nga frika. Nuk e bëjnë se kërcënimi të vjen menjëherë në telefon.

Natyrisht që propaganda e tij sot funksionon më shumë se kurrë. Mero Bazet dhe të gjithë ata që s’kanë patur kurrë shtyllë kurrizore kanë 6 vjet që fajin ja venë Hollandës, Francës, Gjermanisë, BILD, gjithë BE, Saliut, opozitës.

Nën efektin e propagandës merobaziste e shumë të tjerë si ai, dëgjon nga mbështetësit e qeverisë se ne nuk na i hapin negociatat sepse Hollanda është e tillë apo e atillë, se Franca nuk na do, se jemi vend i vogël qe se çajnë kokën për ne, se jemi vend mysliman etj si këto.

Asgjë nuk qëndron përveç atij fakti që hollandezët e thanë troç: jo vetëm nuk janë realizuar kushtet për negociata, por ka kthim prapa.

Justifikimet e mësipërme i përhap Rilindja për të mbajtur të karikuar mbështetësit e saj. Ishte po kjo Shqipëri e vogël dhe myslimane kur u pranua në NATO dhe kur ju liberalizuan vizat. Shqiptarët qofshin myslimanë, të krishterë apo ortodoksë, lëvizin lirshëm sot në Europë. As Europa dhe aq më shumë Amerika nuk kanë kritere të tilla. Londra ka kryebashkiak mysliman, Kanadaja ka ministër me çallmë.

Edhe Kosova ishte e vogël dhe myslimane dhe shumë pak njihej në botë, por si përfundim mori pavarësinë dhe u bë shtet i pavarur. Me Kosovën u bë ajo që nuk është bërë me shumë krahina të tjera në Europë dhe në botë si psh Katalonja me Spanjën. Katalonja kërkon të shkëputet por nuk e lejon bota këtë gjë.

Si përfundim, ashtu si u larguan edhe Nano edhe Berisha, edhe ky nga fundi është. Qofsha i gabuar, por kur të largohet do shohim qartë 6/7 e ajsbergut…