Blog

Artan Fuga: Po ai që vodhi lopën nuk ka faj fare?

Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese! - Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht ca deputetë që na vunë 99 kushte!

Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! - Fajin e ka nobelisti Handke.

Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet.

Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi!

Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! - Fajin e ka Makroni!

Këshillat bashkiake i kemi moniste! - Zoti Trump që konsiderohej armik i Shqiptarëve e kishte fajin!

Na kapin tonelata me kanabis në kufi! - E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!

Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga presidenti! - Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias që nuk shprehen qartë!

Po për PPP që bëjnë kërdinë? Për ato i ka fajet Akademia Suedeze e Shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike!

Po për përgjimet te Bild? Për ato e kishte fajin Elez Biberaj.