U hapën negociatat ose ëndrrra e një nate vjeshte - Nga Ylli Dylgjeri
Nuk di si t’ua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i paparë! Po tundej dheu.Tërmeti i fundit 5.8 ballë u harrua nga thirrjet frenetike në mikrofon të udhëheqësit modern Taulant Balla: Fitoreeeeee! U hapëëëëën! Festëëëë!
Skenari i pritjes së LIDERIT ishte shkruar për tërë natën nga vetë Ai që e ideoi, sakrifikoi, drejtoi, kurorëzoi dhe në fund firmoj këtë fitore historike të Shqipërisë.
Busti i Liderit Global po derdhej i tëri në çokollatë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur rrinte diktatori mbi një piedestal betoni.
Tapeti i kuq ishte shtruar nga Rinasi në qëndër.
Tirana po skuqej nga dekori, dritat, fishekzjarret dhe buçimat e këngës që drejtohej nga dora e dirigjentit Fon Er Velija.
Ndërkohe, opozita po nxihej nga romuzet e Elisa&Co. Karikaturat me figurat e udhëheqësve të saj na kujtonin Daj Samin në festat e komunizmit. Fonia po përsëriste pa fund premtimin e Liderit Global me mjekërr:
“Me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me kepucë, pa kepucë, Ne do ti hapim negociatat, Ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të bashkimit Europian!”
Në këtë atmosfere elektrizuese, autobuzi i kuq dykatësh, mbante në bordin e tij Kombëtaren Qeverisëse, që së bashku me një takëm ambasadorësh, me duart lart, e me “buzeqeshje Gent Cake”, përshëndesnin popullin e elektrizuar. I vetmi ambasador i hutuar, ishte ai i OSBE, që në shashtisje të plotë i drejtuar nga turma ngrinte gishtin e mesit.
Prapë thirrje: Europë, Europë! Kënga ushtonte anekand sheshit me të bukur te saj:
Tirana e kuqe, Tirana e Partisë, gjysma e Erion Velisë!
Ne mes tyre, kamerat e TV të Aleksander Frangajt po fiksonin me kostumin rozë filantropistin Alexander Sorros... të ardhur enkas për të kurorëzuar lodhjen e viteve të babait, gjyshit dhe atij vetë këto 30 vjet.
E kështu, do kalonin orët, mes thirrjeve, gëzimit, shampanjës dhe ambulancave që shoqëroni të dehur e të tredhur për ndihmën e shpejtë në spitalet e kryeqytetit...
Ndërkohë mëngjezi po zbardhte…
U zgjova i trembur. Çuçi, maçoku, sapo e kishte bëre përmjerjen e parë. Bashkë me erën e saj, një radio njoftonte larg një lajm: ...Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk i ishin hapur negociatat nga BE. Kisha qënë në endërr...
Çohem i trembur! Shkoj dhe unë në tualet...




















