Blog

Sa keq ndodh kur harrohet historia - Lisen Bashkurti

Ashtu siç e kishim parashikuar, vakumi që la BE me moshapjen e negociatave për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut po shndërrohet në avantazhe nga Rusia, e cila fton këto dy vende të dëshpëruara që t'i bashkohen Unionit Ekonomik Euro-Aziatik.

As në politikë dhe as në gjeopolitikë nuk ka zona të zbrazura. Palët rivalizuese shfrytëzojnë çdo moment për të shtrirë praninë, ndikimin dhe interesat e tyre.

Rusia me veprimet e saj po ndihmon Ballkanin dhe BE për të qartësuar më mirë tektonikat gjeopolitike të shkaktuara nga dobësitë e të dy palëve: vendeve të Ballkanit Perendimore dhe të BE.

Serbia tanimë është deklaruar për t'iu bashkuar këtij Unioni me Rusinë në qendër. Kjo është paralajmëruar nga disa, kohë më parë.

Edhe Shengeni Serbo-Centrist, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Serbi është një ‘paradhomë' hyrëse për në këtë Union Rus.

Dhëntë Zoti që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut, të mos e shndërrojnë dëshpërimin ndaj BE për moshapjen e negociatave në devijim gjeostrategjik, nga Euro-Atlantizmi drejt Euro-Azisë.

Këmbana bie për t'u degjuar. Ariu polar nuk fle edhe kur i mban sytë mbyllur, ndërkohë që Ballkani dhe BE duket se flenë edhe kur i mbajnë sytë hapur.

Sa keq ndodh kur harrohet historia!