Blog

Ah ta lumsha moj Parti! - Nga Mishel Koçiu

U bë fiks siç donte shoku Ramiz. Partia e pasardhësve në pushtet dhe Fronti Demokratik e Organizata e Gruas në opozitë. Shto këtu ndoca lojtarë të vegjël në Parlament nga Bashkimet Profesionale, ndërmarrjet e gjelbërim-komunale-banesa, bashkimet e rinisë, madje dhe ndonjë veteran nga Levizja Studentore, se veteranë lufte s’ka më.

Bashkeluftetarët (dhe tek-tuk ndonjë viktimë) e shokut Ramiz kundrojnë, të varur në bulevard, lirinë që na sollën (mendo ça tmerri sikur në këta 75 vjet të ishim akoma të pushtuar nga gjermanët!!!)

Qetësinë e këtij uniteti politik grusht-bashkuar-rreth-idealit, e prish ndonjë lehje e vetmuar analisti portalesh. Ose ndonjë kollë e thate plaku që s’ia varin më as të vetët. Çdo gjë ecën mrekullisht. Siç donte shoku Ramiz! Siç ëndërruan të rënët e idealit komunist!

Ah ta lumsha moj Parti!!