Blog

Demokracia e brishtë shqiptare ka rënë plotësisht - Nga Robert Kore

Ka një aksiomë e cila pranohet nga të gjithë:

Pushteti korrupton.

Aksioma bëhet akoma më e vërtetë sa me i madh pushteti.

Pushteti absolut korrupton në menyre absolute.

Kjo aksiome nuk është e vërtetë vetëm në rastin e Edi Ramës.

Ai nuk priti t’iu jepte pushtet njerëzve dhe pastaj këta të korruptoheshin.

Edi Rama thirri në pushtet të gjithë njerëzit e korruptuar.

Bile që të jemi më të saktë, ata që ai thirri rreth vetes ishin jo vetëm të korruptuar, por edhe të inkriminuar në më shumë se një herë.

Pra ai eleminoi atë kohën e domosdoshme për t’u korruptuar.

Si rezultat i kësaj kaluam:

-nga droga vetëm në Lazarat, tek droga në gjithë Shqipërinë;

-nga transporti drogës me makina tek transporti drogës me avionë dhe nëndetëse;

-nga zgjedhje të keqia, në zgjedhje moniste;

-nga drejtësi e keqe, në drejtësi që nuk ekziston më fare;

-nga kryeprokuror i akuzuar për korrupsion, në kryeprokurore injorante që as nuk ekziston;

-Nga mosrespektim i kushtetutës, tek zevendësimi i kushtetutës me një noter;

-nga ekonomi e dobët, në ekonomi vetëm të drogës;

-nga demokraci e cunguar, në autoritarizëm Putinian;

-nga heqja e vizave për shqiptaret, tek kërcënimi i disa vendeve për rivendosjen e vizave;

-nga futja në NATO, tek largimi i shqiptarëve nga sytë këmbët;

-nga pavarësia e Kosovës, tek rreziku i marrjes së territoreve të Kosovës;

-Nga shpresa për të hyrë në BE, tek aleanca nën Jugosllavinë e re.

Duke bërë të gjitha këto, ai tani ka hyrë në një fazë tjetër që është frika e humbjes së pushtetit.

Kjo është akoma me e keqe, sepse frika e humbjes se pushtetit te çon në një kaos total.

Nëqoftëse propaganda e Edi Ramës ka qenë, ne bëjmë shtet, realiteti është që Edi Rama krijoi një antishtet.

Kur një qeveri abuzon me pushtetin dhe në të njejtën kohë kontrollon edhe drejtësinë, atëherë e vetmja alternativë për të demaskuar këtë qeveri mbetet shtypi.

Shtypi i lirë konsiderohet pushteti i katërt ose disa herë quhet edhe shtylla e katërt që mban në këmbë një demokraci.

Në këto gjashtë vjet Edi Rama mbasi kishte shembur tri shtyllat e tjera, ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin, ka shembur edhe shtyllën e katërt dhe të fundit.

Analistë e gazetarë, dikush prej frikës dhe dikush prej interest. janë bërë zëdhënës të qeverisë dhe jo mbrojtës të interesave të publikut.

Demokracia e brishtë shqiptare ka rënë plotësisht.

Qeveria, parlamenti, gjyqtarët, prokurorët si dhe të gjitha bashkitë kontrollohen nga një parti.

Jemi i vetmi vend në Europe në një situatë të tillë absurditeti.

Sapo dështuam për herë të katërt për negociatat me BE. Dështimet nuk janë arsye për Edi Ramën të largohet, përkundrazi mbas dështimeve ai bëhet me agresiv. Astiri e tregon këtë.

Në këtë moment në Shqipëri nuk ka më vend që disa të PS të drejtojnë gishtin kundër disa të tjerëve të PD, apo anasjelltas.

Në këtë moment lufta që duhet bërë duhet të jetë demokracia përkundrejt autoritarizmit.

Të gjithë sëbashku, si ai që mbështet PS dhe ai që mbështet PD apo dhe LSI, janë nën kërcenimin e të njejtit rrezik, rrëshqitjes në diktaturën Putiniste.

Ekzaktesisht të njejtën gjë bën edhe Putini.

Ka neutralizuar opozitën dhe çdo zë opozitar.

Gjithashtu Putini qeveris me oligarkët, ku kryeoligarku është ai vetë.

Kjo duhet ndalur, sepse Shqipëria sido që të ishte më pare, kishte më shumë liri dhe demokraci se në Rusi.

Gjatë këtyre viteve të fundit, shqiptarët dy herë kanë ditur të bëjnë gjënë e duhur. Një herë me armët kimike, ku pavarësisht përkatësive partiake ata e frenuan krimin e ardhjes së armëve kimike në Shqipëri. E dyta herë ishte bojkotimi i zgjedhjeve moniste të Qershorit 2019.

Votuesit e majtë i thanë JO Edi Ramës dhe për këtë duhen përgëzuar, sepse vunë Shqipërinë mbi partinë.

Ështe momenti të themi një JO tjetër më të madhe.

Në gjashtë vjet Edi Rama kishte arritur me shumë sukses të përhapte mitin “unë mund të jem i keq, por s’ka më të mirë se unë, s’ka kush më zëvendëson”.

Besoj është koha ti themi Edi Ramës: “largohu, kushdo që të vijë do jetë më i mirë se ty”!