Tallje kryeministrore me platforma - Nga Ylli Dylgjeri
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ditën e sotme do të publikohet platforma kombëtare online e luftës kundër korrupsionit!
Në një status në rrjete sociale Rama deklaron se lufta do të bëhet përmes bashkëpunimit qytetarë-qeveri.
"Sot në 11 publikohet platforma kombëtare online e luftës kundër korrupsionit. Së bashku, qytetarë-qeveri, ne do ta zmbrapsim korrupsionin", shkruan Rama në Facebook.
Më në fund Rama e shpalli luftën. Urrrrraaaa!
E dëgjova mirë apo lajthita unë? Luftë kundër kujt? Kundër mafias apo kundër vetes? Kundër shtetit?
Krimi këtu ka lidhur marrëveshje me shtetin. Çfarë thonë thonë raportet e ndërkombëtareve? Po drejtuesit e antimafias ndërkombëtare?
Sa platforma e portale janë hapur gjatë 6 viteve të qeverisjes së të majteve? Sa ditë na janë premtuar për të vendosur shtetin e së drejtës?
Ja miq po ju tregoj unë një platformë që u hap edhe në ministrinë ku punoja para pesë muajve:
Pasi u ankova lart e poshtë iu drejtova edhe platformës qeverisëse në ministri. I dërgova si fillim email-in me ankesën. E dini se çpërgjigje mora nga zyra e platformës? Po u a them;
Në telefon më doli operatorja dhe më pyeti:
Si e ke emrin dhe ku punon?
Haaaaaaaaaa! Pasi qesha me të madhe i thashë:
Jam Ylli Dylgjeri dhe punoj një kat më poshtë teje, o operatore! Po ta ngre kokën lart, të shoh edhe brekët si i ke...kaq.
Kjo është platforma e luftës së Ramës. Karikaturë! Njëlloj si ato që ka bërë në muret e zyrës së tij, ashtu i ka edhe prej mishi nëpër zyrat e ministrive. Ndaj mos puno e beso në të pa shpresë o popull.
Tjetër, sa herë i kemi dëgjuar premtimet për vendosjen e rendit? Në 30 ditë? Në 300 ditë? Në 3000? Apo sa?
Me kë do luftojë Kryeministri? Me Ramaformat, apo bëj platforma kundër krimit e dëno ministrat e vet të Brendshëm! Bëj prapë platforma e shpall në kërkim oficerët e policisë. Bëj platforma e shpall në kërkimin kryetaret e Bashkisë. Socialistët po hanë bijtë e vet.
Ku i ka njerëzit Kryeministri?
Ti shpallësh luftë krimit do të thotë të zotërosh besimin, të kesh udhëheqës vizionar, të kesh teknika moderne e bashkohore. Këtu eshte vrarë shpresa.
Edhe kjo është platforma e rradhës për tu tallur me ne.
Kjo është karikatura e rradhës!




















