Blog

Edi Rama ishte thjesht një dështak në perëndim - Nga Armando Mosho

Dëmet e e qeverisjes së Shqipërisë nga Rama, ndihen në kohën e tashme, por “toka e djegur” që do lërë pas do jetë edhe dëmi më i madh...

Kur fillimisht lashë Shqipërinë, pasi e mësoi këtë fakt një mik më tha: “jam i bindur se do ti kontribuosh Shqipërisë edhe nga larg”.

Ka kaluar më shumë se një vit nga ajo kohë dhe kam mundur të takohem me plot bashkëatdhetarë që nuk e kanë harruar Shqipërinë dhe përpiqen t’i shërbejnë sa më mirë atdheut mëmë, edhe pse nga larg.

Dikur do të kisha dashur që këta atdhetarë të mëdhenj të ktheheshin me gjithë akumulimet e njohurive të fituara në perëndim e ta drejtonin Shqipërinë drejt dritës...

Pikërisht këtu gjendet dhe dëmi më i madh i Edi Ramës, një njeri që e besuam se erdhi nga jashtë, por çfarë ne nuk dinim atëherë për të, por që e dimë tani, është fakti që Rama qe thjesht një dështak në perëndim.

Do doja shumë që populli shqiptar ta kuptojë se në masë të madhe ka bijtë dhe bijat e tij të shkëlqyer jashtë atdheut dhe duhet thjesht t’u besojë.

Autori, ekspert i sektorit bankar, prej një viti ka emigruar në Kanada bashkë me familjen dhe jeton në Mississauga, Ontario.