12 konkluzione për tërmetin - Nga Plarent Islami
Mbas 10 ditësh, konkluzioni i nxjerrë nga mbi 100 specialistë politikë, gazetarë, inxhinierë e të huaj është:
- Tërmeti nuk kishte faj se shumica e ndërtesave nuk ranë;
- Projektuesit nuk kishin faj se projektet ishin konform standardeve;
- Shteti nuk kishte faj se të gjithë të tjerët janë maskarenj që duan të përhapin panik;
- Viktimat dhe të prekurit kishin ngulur gozhda në mur dhe kishin shtuar kate;
- Kryetarët e bashkive në 30 vitet e fundit nuk kanë marë asnjë lek nga ndërtuesit (që na paskan shoqatë);
- Dulakët e kanë zgjidhjen gati;
- Emigrantët që dhuruan ndihma janë legena se kanë hall mos i marin për leshko dhe u vjedhin ato 100 dollarë të qelbur që dërguan;
- Robt ku ti ketë ai që dërgon makarona dhe oriz se Mero Baze ha vetëm kaviar;
- Luli Bozo është perëndi se flet qartë, shkoqur, dhe pa sharë e ofenduar;
- Buxheti 2020 nuk ka nevojë për ndihma por fakirët e shkretë kërkojnë ndihmë;
- Të gjithë në Facebook e kanë shumë të qartë se ç’duhet bërë dhe e shprehin me ofendime për ata që mund të mos kenë të njejtin mendim;
- Solidariteti i shqiptarëve është në kulmin e tij dhe në përpjestim të drejtë me numrin e atyre që mund të futen në burg.





















