Blog

Loja me “Impeachment” kundër Trump - Nga Robert Kore

Tre vjet me pare, 20 minuta mbasi Trump mbaroi betimin si president, gazeta Washington Post boton nje artikull ku thuhej: Tani fillon proçesi i “impeachment” te Trump. Pra Trump gjate kohes tre vjeçare si president, vetem 20 minuta ka qene i paakuzuar per diçka.

Qe nga ai moment edhe per tre vjet pa pushim jane thene per te nga akuzat me malicioze si, Trump ben seks me vajzen e tij e deri tek ato me te rendat ku Trump akuzohej se ka bere tradheti; ai eshte agjent i Moskes dhe punon per Putinin.

Gjate investigimit te tij per “Rusia probe” u pyeten rreth 500 persona, u kerkuan nga Trump 1,2 milion faqe dokumentesh, u harxhuan rreth 40 milion dollare.

Perfundimi? Trump doli i pafajshem. Asnje akuze nuk u vertetua. Rezultati dihej sepse ky investigim nisi pa patur krim.

Kjo eshte vetem ana e dukshme e ketij investigimi. Ndersa ne prapaskene investigimi ishte pjese e nje puçi te organizuar nga administrata Obama dhe qe ne kete moment eshte duke u investiguar nga Departamenti i Drejtesise.

Pak dite me pare Inspektori i Pergjithshem i Departamentit te Drejtesise, publikoi raportin e tij, ku u gjenden shume shkelje ne procedurat e menyres se si ishte investiguar Trump. Departamenti i Drejtesise vazhdon investigimin. Deri tani dihet qe ka disa shkelje te renda te ligjeve federale. Per shkelje te tilla ne Amerike shkon ne burg.

Gjate kohes qe zhvillohej investigimi ndaj Trump, nderkohe punohej intensivisht edhe ne drejtime te tjera per te gjetur diçka qe te mund ta hiqnin Trump. Fillimisht u kerkua qe te investigoheshin taksat e Trump e me vone u akuzua nga Stormy Daniels. Edhe keto dy raste deshtuan. Sidomos rasti i Stormy Daniels u diskreditua shume keq, sepse avokati i saj u kap ne vjedhje dhe shkelje te ndryshme dhe historia u mbyll akoma pa filluar mire.

Kur u pa qe keto akuza deshtuan dhe numrat e mbeshtetjes se Trump po ngriheshin, atehere u sajua nje akuze e re ne lidhje me biseden e Trump me Presidentin e Ukraines. Akuza u ngrit ne nxitim e siper dhe si rrjedhoje akuza ndryshonte perdite. Kjo edhe per faktin sepse Trump beri publik menjehere transkriptin e bisedes, gje e cila i vuri akuzuesit ne siklet.

Akuza u ngrit fillimisht nga Adam Schiff me nje genjeshter te stermadhe, per ate çfare kishte biseduar Trump me Zelenskyn. Po perse me kaq nxitim kjo akuze?

Sepse duhej sfumuar raporti i inspektorit, i cili po afronte dhe ishin gjetur shkelje nga drejtuesit e FBI dhe CIA. Edhe mbledhja e Kongresit per “impeachment” u be shume shpejt, dhe para festave, me pretendimin se kjo eshte nje çeshtje urgjente dhe Trump duhej hequr menjehere. Dhe e bene, e votuan ne Kongres. Por pavaresisht votimit ne Kongres, ai qe e largon Presidentin nga detyra eshte Senati.

Per çudi Nancy Pelosi nuk e çon çeshtjen ne Senat. Atehere ku eshte urgjenca qe Nancy Pelosi kerkoi? Perse ky ndryshim procedure?

Per dy aresye:

E para, Senati dihet qe nuk do ta votoje. Jo sepse Senati ka shumice konservatore, por sepse te heqesh Presidentin e USA ai duhet te kete kryer nje krim te rende. Ne biseden e Trump jo vetem nuk ka krim te rende, por nuk ka krim fare. Po te hiqej Presidenti i USA per kaq gje, atehere te gjithe presidentet e kaluar dhe te ardhshem duhet të hiqen.

Eshte marre nje shprehje e zakonshme e Trump nga konteksti i gjithe bisedes dhe me te po luhet teater shume i dobet. Po ta lexosh te gjithe transkriptin shprehja e Trump ben komplet sens. Po te kishte krim, konservatoret asnjehere nuk vene interesin e partise para Amerikes. Kete e kane vertetuar ne rastin e Nixon, ku vete republikanet detyruan Nixon te dorehiqet. Gje qe nuk e bene demokratet ne rastin e Bill Klinton. Megjithese Bill genjeu Kongresin per Monika Lewinskyn , Senati nuk votoi per largimin e Bill nga zyra. Zakonisht te majtet nuk e tradhetojne kurre partine, iu intereson me shume uniteti i partise.

Aresyeja e dyte eshte se duke ndaluar ketu, Nancy Pelosi mendon se kjo shije e keqe per Trump do te ngelet deri ne votimet e 2020. Por nuk po ndodh keshtu, te pakten deri tani. Amerikanet ne shumice jane kunder “impeachment”. Po atehere pse behet kjo maskarade ne Kongres?

Duhet thene se Nancy Pelosi ka aresye te tjera qe po luan kete lloj loje kaq te dobet. Nancy Pelosi eshte politikane me shume eksperience dhe ajo e di shume mire se ky votim jo vetem nuk e demton Trump, por e favorizon. Ajo fillimisht kishte pranuar se heqja e Trump eshte perçarese, prandaj do behet ne menyre bipartizane.

Nancy Pelosi u zgjodh si spikere e Kongresit me kushtin e vetem qe te hiqte Trump. Kjo shpjegon edhe te gjitha veprimet e demokrateve kunder Trump. Ata qe e detyrojne Nancy Pelosi-n te luaje kete loje jane te trembur per vdekje nga provat qe po vine nga John Durham. Jane te njejtet aktore qe organizuan puçin ndaj Trump me nderhyrjen ruse. Paniku i pak njerezve shpjegon veprimet e papergjegjshme politike te demokrateve.