Blog

Wanted: Një lider për opozitën - Nga Artan Gjyzel Hasani

Mund të jetë çun i mirë dhe njeri pozitiv, me bonsens, i edukuar me frymë perendimore.

Mund të jetë ndryshe nga perceptimi tradicional shqiptar për liderin, por nëse gjërat maten me rezultatin, atëherë mendoj se Lulzim Basha nuk është vetëm HUMBJE kohe e opozitës shqiptare, por SHPËRDORIM deri në KEQPËRDORIM i një kohe tepër të vlefshme për një opozitë që ka perballë një bandë arrogante maskarenjsh, me një horr pa din e iman si Edi Rama në krye.

Mendoj se një lider opozite duhet të jetë luajal i mbështetësve të tij dhe jo të dëshmojë të kundërtën në pazarlleqe banale, nga të cilat nuk ka asnjë përfitim perveç rrahjes së krahëve nga kundërshtari i vet dhe nga faktori ndërkombetar që është mbështetësi dhe sponsorizuesi kryesor i Horrit Rilindas.

Në konceptin tim të ndryshimit të gjërave, opozitës i nevojitet një Lider, dhe qeverisjes një Menaxher, (thënë ndryshe, një pazarexhi i aftë në dobi të vendit dhe shtetasve).

Por në Shqiperi kemi një situate krejt përmbys.

Në krye të qeverisë kemi një Lider autokrat të shumicës parlamentare dhe në krye të opozitës një Menaxher - Pazarexhi (të dështuar).

Kur një lider opozite përgezohet nga kundërshtari, do të thotë që ka bërë diçka kundër interesave të vetë opozitës. Ky ka qene dhe është rasti Basha.

Me fjalën “opozitë” unë nënkuptoj vetëm popullin opozitar dhe asnjë nga zyrtarët partiakë të niveleve të larta të partisë opozitare.

Thënie të tilla si “kush sulmon Bashen, bën lojën e Ramës” janë shumë dalëboje tashmë pas kaq shumë kohë sorollatjesh cfilitëse nëpër dhjetra protesta të popullit hallexhi opozitar. Zotëria Basha është kundërshtari më komod për një horr si Rama në kontekstin e politikëbërjes shqiptare.