Blog

Kudo ku jemi ta themi fjalën tonë - Nga Robert Kore

Emigrantët kanë të drejtën e gjithë botës të shprehen hapur për ngjarjet që ndodhin në vendin e tyre të origjinës.

Gjithësecili, kudo ku ndodhet, mund të mbështesë apo të kundërshtojë ato që ndodhin në Shqiperi, por asnjeri nuk ka të drejtë ti mbyllë gojën askujt.

Drejtimi i gishtit kundër njeri tjetrit me shprehje si “ju emigrantët” dhe anasjelltas “ju shqiptarët” është gabim foshnjarak.

Çdo gjë që themi duhet të jetë: “Ne shqiptarët”.

Është e pafalshme që shumë emigrantë përdorin shprehje të tilla si: «Ai popull është dele ose ata janë të gjithë të mbaruar».

Zoti emigrant, mos e përjashto veten nga ai popull, mos u hiq sikur ti je bërë modeli i demokratit dhe ata në Shqiperi s’dinë se ç’bëjnë.

Por edhe ti që jeton në Shqipëri mos perdor shprehje të tilla si: «Ju andej mbyllni gojën ose hajdeni këtu ta shihni b.... e viçit».

Si konkluzion, asnjë nuk duhet përjashtuar, sado të na duket që tjetri po flet gabim. Aq më shumë nuk duhet t’i diktojmë njeri-tjetrit, se çfarë duhet të shkruajmë apo të themi.

Facebook ka krijuar mundësinë që kudo ku jemi të themi fjalën tonë.

FJALA = AKSION

Ky barazim eshte aq i vertete sa në disa vende diktatoriale, kur ka patur një levizje të vogël, menjëherë qeveria ka mbyllur rrjetet sociale si Facebook, Twitter apo Google.