Qeveria Kurti do të marrë vendime të mëdha - Nga Andi Bejtja
- Nga: Andi Bejtja

Pavarësisht vonesave, kam qenë i bindur që marrëveshja VVV-LDK, në çfarëdo kombinimi do të ndodhte. Çdo kombinim tjetër do të ishte përçudnim i votës së qytetarëve të Kosoves.
Ata që janë gezuar sot nga kjo marrëveshje janë pjesa më e mirë e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, janë ajo pjesë që duan ndryshimin. Ndaj, ka qenë e rëndësishme për shumicën e këtyre njerëzve, në fund të fundit e vetmja garanci e ndryshimit, që Albin Kurti të ulej në karrigen e Kryeministrit.
Nga ana tjetër, ata që nuk duan ndryshimin fatkeqësisht, nuk janë të pakte dhe qeveria Kurti nuk do ta ketë të lehtë, por për një gjë jam i sigurtë; edhe po nuk bëri punë të mëdha që vitin e parë, Qeveria Kurti do të marrë vendime të mëdha!





















