Blog

Militanti partiak nuk ka asnjë dallim nga ekstremisti fetar - Nga Lis Bukuroca

Kur përkrah Vjosën, më quajnë militant i LDK-së. Kur mbështes Albinin, më quajnë militant i VV-së!

Unë nuk kam idhuj, por mendime! Unë nuk kam parti, por këndvështrime!

Unë shpreh mendimin tim për ngjarje dhe projekte; përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë, dhe kjo më mundëson lirinë për të shprehur mendimin pohues për individë, që mendoj se luftojnë për interesin nacional!

Dhe, meqenëse kam kuptuar se mbi 90 % e politikanëve tanë në pushtet përjetojnë mutacion, atëherë sapo ta vërej, liria që kam, më lejon të them: Derri duhet rrëzuar!

Demokracia lejon e liga të zhduket sapo të nxjerrë krye! Dhe, as që më intereson se në cilin grazhd (parti) ha ai derr!

Militanti partiak nuk ka asnjë dallim nga ekstremisti fetar! Edhe këtij i duhet identitet i huaj si mbulesë për ta fshehur të vetin, apo për ta stolisur sedrën e munguar, apo nga pamjaftueshmëria vetjake ndien turp!