Blog

Tirana, Amerika jonë e vogël - Nga Ylli Dylgjeri

Nga: Ylli Dylgjeri

Kështu tha ai, mashtruesi, në një fjalim show mbajtur për 100 vjetorin e Tiranës.

E tha pa ju dridhur qerpiku.

E tha siç i thotë ai batutat e propagandës 15 vjeçare.

E tha përballë trupit diplomatik, ministrave, deputetëve, shtypit, bashkiakëve, guakëve e ku di ç’ishin mbledhur për ta dëgjuar.

E tha me gojën plot pasi tregoi një histori emërimi ambasadorësh në Tiranë.

E tha pasi i ndrroi disa shtëpi banimi në Kryeqytet e së fundi po jeton në vilën bunker

një fshat të Tiranës.

Por a është Tirana sot një Amerikë e vogël?

Po e them edhe unë, si e përjetoj çdo ditë atë... pa i hyrë çmimit të jetës.

Kam më shumë se 4 vite, qëkurse kryetar Bashkie erdhi Erion Velija që më është veshtirësuar jeta mu në zemër të Tiranës.

Po, po, jetoj në rrugën "Sami Frashëri", në Pallatin 9/1. Eshtë e tmerrshme të hyj e të dal si këmbësor në një rrugicë 1 metër e 30 për në shtëpinë time. Le më të përdor makinën. Bllokim përpara, bllokim pas.

Kam 3 vite, qëkurse parkimet janë bërë me pagesë që hyj me turinj në garazh, e dal me bythë. Vetëm me bythë mund të dal! Eshtë e pa mundur ndryshe. Makinë majtas, makinë djathtas dhe një shenjë sinjalistike e Bashkisë qe rri e ngrehur pa asnjë funksion ndalues.

Supermarketi poshtë pallatit bllokon me furnizimet çdo cep të rrugës. Ankohem te policët e Bashkisë, më thonë duhet të flasësh me sallën. Flas me policët e rendit, më thonë drejtoju...sallës!

Më tej. Çdo ditë një grumbull të rinjsh gjimnazistë hanë, pinë drogë e birra, cola, fara, patatina, bëjnë dashurira e marrëzira mu në sy të fëmijëve e familjarëve të pallatit. Çfarë hanë e hedhin në tokë. Çfarë pinë e thyejnë ku të mundin. Çfarë dashurojnë e tradhëtojnë...

E si për mos mjaftuar këto, në darkë vonë, dy tre fëmijë endacakë flenë brenda shkallës së hyrjes, te kabina e sahatëve elektrikë. Trishtim.

Kjo është Tirana, Amerika jonë e vogël.

Ambasadorët dinë ku vijnë. E kur ikin, na mësojnë: Ndiq paranë... pasi e lodhin vetë.