Blog

Parajsa e Kinemasë - Nga Bardhyl Londo

Nga: Bardhyl Londo

Nuk e di pse filmi aq njerëzor "Kinema e vjetër parajsa" më kujtoi një fakt të trishtë: kryeqyteti ynë, veç Mileniumit, nuk ka asnjë kinema.

Dikur, në rininë tonë, Tirana ishte parajsa e kinemave. Kinema Partizani, nuk e mbaj mend mire a ishte edhe verore apo jo. Kinema 17 Nentori, dikur, deri në 1944 quhej Kosova (verore dhe dimërore). Kinema Republika, verore dhe dimërore. Kinema e Re, kinema Agimi, kinema Ali Demi.

Nuk e di, mund të kem harruar ndonjë tjetër. Por dhe kaq mjaftojnë për të kuptuar masakrën qe ka bërë Bashkia e Tiranës me kinematë. Dhe të mos harrojmë se Tirana atëherë ishte një qytet 200 deri 250 mijë banorë. Vertet filmat ishin të paktë dhe vinin kryesisht nga Lindja, por kinematë në shume raste ishin plot nga ora 10 e mengjezit deri në mesnatë.

A do pergjigjet ndonjehere ai kryebashkiak qe i shkaterroi pa mëshirë kinematë dhe e katandisi Tiranën kryeqytetin më të varfër në botë: pa kinema, pa Bibliotekë Kombëtare, pa Teatër Kombëtar?

Për fat të keq, kryeqyteti ynë është shndërruar në ferrin e institucioneve kombëtare.