Blog

E ardhmja u përket patriotëve - Nga Robert Kore

Nga: Robert Kore

Para pak muajsh Presidenti amerikan Trump tha në OKB: “Nëse doni demokraci, merrni në dorë sovranitetin tuaj”!

Këtë fjali duhet ta degjonin me kujdes politikanët e të gjitha krahëve në Shqipëri.

Shprehjen, duke e perifrazuar në realitetin shqiptar, do doja t’ua «përktheja» politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës:

Largoni Sorosin dhe drejtojeni këtë vend si një vend sovran!

Arsyeja pse u duhet thënë kjo shprehje, gjendet në fakt tek shprehja tjetër që Trump e përdori po në të njejtën sentencë:

“E ardhmja nuk u përket globalistëve, e ardhmja u përket patriotëve”

Pra të dashur politikanë shqiptarë, bëhuni patriotë !

Hidhni tutje marrëzitë e Sorosit i cili fatkeqësisht ka kriminalizuar dhe korruptuar nëpërmjet parasë politikën kudo në bote, duke filluar që nga Amerika e deri në Shqipëri, ku në këto vitet e fundit e mbushi vendin me drogë dhe e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.

Hidhni tutje marrëzite e Sorosit i cili kërkon t’iu mësojë nxënësve të klasës së katërt që në botë ekzistojnë 20 sekse dhe që fëmija në moshën 4 vjeçare duhet ta zgjedhë vetë seksin.

Hidhni tutje Sorosin që kërkon të shkatërrojë, familjen, arsimin dhe historinë e këtij vendi.

Hidhni tutje Sorosin që kërkon dhe ia ka arritur të bëjë një trushplarje të rinisë në të gjithë botën duke filluar nga Amerika.

Rinia e sotme është e çorientuar, me pasoja të shumta, ku ndër më kryesoret është kriza e rëndë e identitetit seksual.

Sidomos meshkujt janë në një krizë maskuliniteti që është ne rritje të vazhdueshme.

Rinia e sotme është e frikësuar deri në simptoma patologjike, për shkak të frikës se bota do shembet së shpejti.

A nuk po na thonë edhe tani që Koronavirusi do na vrasë të gjithëve?

A nuk na kanë thënë këto 20-30 vitet e fundit qe virusi i Nilit, SARS, gripi i zogjve, gripi i derrave, Ebola, virusi Zika etj, secili prej tyre do na vriste të gjithëve ?

Po ashtu, në kuadrin e mbajtjes së njerëzve në një frikë të vazhdueshme, Soros ka 30 vjet që çorienton rininë me teori si:

Në vitet 80 na thoshte se bota do shembet sepse do kemi shi acid.

Në vitet 90 na nxorri vrimën e ozonit.

Në vitet 2000 na nxorri teorine e mbytjes se qyteteve bregdetare

Në vitet 2010 e në vazhdim na ka nxjerre teoritë që të mos bëjmë fëmijë, të mos hamë mish etj. si këto, sepse bota do të përmbyset.

Gjatë gjithë këtyre viteve na ka thënë se një kometë do të godasë Tokën, apo në vitin 2012 mbaron kalendari Maia dhe mbas këtij viti bota nuk do të ekzistojë më etj.

A nuk përdori së fundmi dhe Greta Thunberg, një femijë me autizëm, për të avancuar axhendën e tij?

A nuk përbën ky veprim një krim nga ana e globalistëve që përdorin një fëmijë?

Natyrisht që është lehtësisht e kuptueshme që Greta përdoret për të ndikuar emocionalisht tek të rriturit. Dhe është e vërtetë që bën shumë efekt.

Por një pyetje shumë e thjeshtë mund t’iu drejtohet të gjithë atyre që emocionohen nga Greta. Kush eshte Greta Thunberg? Është ajo një shkencëtare që mund të na japë argumente për atë që mbron?

Jo, nuk është! Greta është një fëmijë që ka probleme shëndetësore. Ai që e përdor atë, ka kryer një krim.

Ai që e përdor Gretën ka për qëllim të rrisë taksat e të shtojë taksa të reja.

Dhe Greta e shkretë nuk e kupton dot sepse, ka mundesi që mbas 10 vjetësh të veshë jelekun e verdhë dhe të shkojë në Francë e të protestojë për taksat e larta…

Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Hungarisë, Polonisë, Çekisë etj.

Hungarezi Orban nuk eshte as budalla e as diktator siç e paraqet Sorosi.

Orban është patriot.

Ai kërkon që Hungaria të jetë një vend sovran dhe të vendosë vetë për fatet e saj.

Dua të kujtoj këtu që Hungaria është një nga vendet që është dëmtuar më shumë se çdo vend tjetër, për shkak të vendimeve të të huajve.

Hungaria ka humbur më shumë se gjysmën e territorit të saj.

Në këtë pikë është pak a shumë njëlloj me Shqipërinë…