Blog

Maska që bien dhe maska që vihen - Nga Lisen Bashkurti

Nga: Lisen Bashkurti

Çdo e keqe ka dhe anën e kundërt thonë. Edhe pandemia e koronavirusit na e solli një të mirë dhe një të keqe: na hoqi maska dhe na vuri maska.

Mbas maskave që po bien do shohim përtej fasadave të lyera dhe të zhyera për farsë e propagandë të një realiteti zhgënjyes.

Do prekim varfërinë e skajshme ku na ka zhytur makuteëia e njerëzve trutharë me bark të pangopur.

Do ndjejmë dhimbjen e plagëve sociale të krijuara nga obskurantizmi dhe dehumanizimi i i atyre që u kemi besuar çdo gjë për të mos bërë asgjë.

Do kuptojmë se sa fatalitet na shkakton sjellja e mbarë shoqerisë qe fle kur duhet të zgjohet dhe zgjohet kur duhet të flejë.

Do qartësojmë foshnjen nga uji i turbullt, dritën nga errësira, të vërtetën nga mashtrimi, iluminizmin nga mediokriteti që na shpie buzë humnerës.

Më së fundi, rënia e maskave do në bëjë të reflektojmë për çdo gjë brenda dhe jashtë vetvetes, që historia mos të përseritet dhe shoqeria jonë mos të kalojë nga njera pandemi në tjetrën.

Por le të vëmë disa maska kundër koronavirusit, duke shpresuar që këto maska të na zënë hundën dhe gojën, por jo sytë dhe mendjen për atë që na pret.

Koronavirusi rrezoi maskat jetërrënuese dhe vuri maskat jetëshpëtuese.

Dhëntë Zoti mos të ngaterrojmë maskat që të mos mbetemi midis humbëtires dhe qartësisë...

Ra koronavirusi që po bien ca maska dhe po vihen ca të tjera...

Kaq shumë kohë pa na u ndarë maskat...

Le të shpresojmë një të ardhme pa to!