Blog

Negociata me Eurobordell - Nga Artan Gjyzel Hasani

Nga: Artan Gjyzel Hasani

Deri tani dera ishte e mbyllur. Dhe Shqipëria priste jashtë. Për shumë vite me radhë aty te dera. Duke trokitur. Me gishtërinjte plagë.

Sot ia hapën derën, por i thanë: "rri te pragu dhe mos hyr brenda derisa të lyesh këpucet, të lahesh, të qethesh, të rruhesh, të presësh thonjtë, të vishesh hijshëm, të mësosh të sillesh, të mësosh si të hash, të pish, të dhjesësh dhe ca gjëra të tjera që fillojnë me q, dmth të qeshësh dhe të qash sipas standardeve europiane. Dhe pasi të kesh mbaruar këto do mund të kapërcesh pragun e deres së negociatave dhe të presësh edhe dhjetë vjet të të hapet ajo deriçka e anëtarësimit që sheh në fund të korridorit".

Në perceptimin tim Shqipëria natyrisht nuk është akoma e gatshme të hyjë në BE, edhe pse, herë me hir, e herë me pahir, si breshka ka lëvizur nëpër labirinthet terminologjike të asocimeve, integrimeve e negocimeve të pafundme dhe ka arritur te kjo dera që iu hap sot.

Nga ana tjetër, unë jam euroskeptik dhe mendoj se Shqipëria nuk ka nevojë të hyjë në BE. Sidomos në BE-në e ditëve tona.

Por gjithsesi, kur vendose t'ia hapësh derën, mor' Eurobordell, pse nuk e le të hyjë brenda? Nuk di të q...eshë e të qajë? Po do të mësoje aty brenda, në orgjinë tuaj ekzekutive, ku deri dje, i pari juaj, Jean-Claude Juncker, dehej dhe shurronte audiencat.

"Mos ia hap derën trokitjes së lypsarit, nëse nuk ke ndërmend t'i japësh gjë" - më thotë përvoja ime.

Hapja e negociatave me kushte është poshtërim. Poshtërimi i radhës.

As Pavllovi nuk bëri me qenin e tij kaq shumë eksperimente sa ka bërë BE me Shqipërinë...