Blog

Kataklizma politike kosovare - Nga Xhevdet Nasufi

Nga: Xhevdet Nasufi

Ndryshimi radikal i ndodhur pas 6 Tetorit në Kosovë (fitorja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit) pos pritshmërisë, realizoi ate që kisha besimin edhe ndjenjën se kjo strukturë nuk do të mundet të qeverisë tërë mandatin e vet. Kjo edhe u realizua, sepse ndryshe do i ngjante thënies magjike: Është aq bukur sa që të duket e pabesueshme...Po pse kjo dilemë e shqetësim kaq shpejt dhe me ngutje?

Dy janë momente për këtë kataklizmë politike kosovare:

Së pari, kriza e thellë shëndetsore shkaktuar nga virusi Covid-19 e cila me paparashikushmërinë e zhvillimit është fatkeqësi për gjithë botën. Pra, edhe për Kosovën dhe menaxhmentin e saj; Mjerisht, politika në Kosovë i dha përparësi vetvehtes dhe jo Pandemisë;

Së dyti, është kriza politike dhe kacafytja e gjithë spektrit politikë në Kosovë me një zë, kundër Albin Kurti, andaj edhe ndodhi rrëzimi i qeverisë; Në konkludimin tim kjo në kuptimin e legjitimitetit është e pakritikueshme, por a ka moralitet njerëzor në këtë veprim makabër (shtetet forcojnë dhe nuk dëmtojnë në situatë pandemie qeveritë), e në atë moralitet politik në veçanti?

Miq të dashur, Covid-19 ka goditje vdekjeprurëse dhe fenomeni konsiston në sulmin e jetës së njeriut, në kataklizmën e mundshme njerëzore, gjykuar sipas pasojave në shum vënde të botës. Por, paralelisht me këtë kataklizmë zhvillohet edhe parapengimi i infektimit sipas rekomandimeve dhe këshillave të mjeksisë repsektive, institucioneve shëndetsore. Rezultatet e kësaj fushate janë pozitive dhe të mirëfillta. Domosdo, këto rezultate i siguron dhe fuqizon angazhimi i insitucioneve publike, pra edhe atyre kosovare që janë në shërbim të qytetarit.

Pra, shteti me institucionet e veta ka benefitin dhe privilegjin që në mënyren më të mirë të mundshme të krijojë ambientin e parandalimit të infektimit. Kjo, duhet të vlejë edhe për Qeverin e Kosovës, edhepse në dorëheqje në të cilin status ajo realisht është e ndryshuar dhe prej sot nuk është e njejtë. Nga këtu, është absurde që të mendohet se Qeveria në dorëheqje ka të njejtin legjitimitet, të njejtin kredibilitet dhe kapacitet vendosës.

Është e ditur, në Ballkan qeveria,apo ai egzekutiv ka pushtetin e vendosjes ekskluzive. Pluralizmin politik në këto hapsira e karakterizon dyzimi parti-lider mbi të cilin ngrihet fuqia e liderëve,por edhe e qeverive të cilave u prijnë liderët. Atëherë, pse u pengua Kurti të zbatojë politikat e tij të mirëplokamuara? Ose edhe më eksplicite, pse Rama po i uzorpon pothujase gjithë pushtetet dhe institucionet shtetërore të pavarura në mënyrë të vazhdueshme?

Atëher shtrohet dilema madhore, pse u rrëzua Albin Kurti kur gjer tani me devotshmëri u përball me sfidat, bile të paimagjinueshme për të gjithë parardhësit e tij? Çuditërisht, menjëher në vigjilje të trajtimit të mocionit në Kuvend, vëndet e Kuintit në krye me SHBA kërkuan vazhdimësinë e qeverisjes VV dhe LDK. Kjo nuk ndodhi dhe qeveria Kurti u rrëzua.

Kjo nuk është fitore e LDK-së që ngulmoi mocionin, as humbje e VV, por sigurisht humbje e Kosovës, e shqiptarëve edhe në Tiranë, Shkup dhe gjithkund. Roli i Mustafës, por edhe i LDK-së së tij në këtë holokaust, ka legjitimitetin ideor të tyre si majtistë, por jo edhe ate moral. Mjerisht, Tirana dhe Shkupi (pjesa shqiptare) u sollen si sehirxhinj në këtë histori duke mos hedhur qoftë edhe një pikë ujë për të shuajtur zjarrin e ndezur, të cilit i fryu edhe Kurti. Me apo pa vetëdije, ujin që të gjithë e çuan në Beograd për të blojtur bereqetin e Kosovës.