Blog

LDK, e vetmja parti e djathtë në Europë që udhëhiqet nga një komunist i djeshëm - Nga Lis Bukuroca

Nga: Lis Bukuroca

Militantët e LDK-së nuk dallojnë nga ekstremistët! Ata nuk shohin kurrë një gabim te partia e tyre! Ajo është engjëllushë, fajet i kanë gjithmonë të tjerët!

“Jemi parti e akademikëve!”, kur i pyet me cilën vepër njihet jashtë akademiku që udhëheq Partinë, heshtin! (Por i merr dy rroga, 700 € nga Akademia dhe ndoshta nja 2.000 legale nga Partia)

Nuk ka parti demokratike, madje e djathtë në Europë, që udhëhiqet nga një komunist i djeshëm, i majtë. Vetëm LDK-ja!!!

Kokën komuniste, vetëqeverisëse jugosllave dhe shtiren si demokratë më të mëdhenj!

Urime që keni guxim të mburreni se kthyet hajna në pushtet! Vetëm për shkatërrimin e arsimit duhej të mos udhëhiqnit kurrë më!

Por, shoku Isë po kthen komplet Pronton në Qeveri, sepse ia kanë nervozuar Veliun! Krahu pro PDK ka pushtet brenda partisë, sepse kanë zhvatur së bashku!

Akademik, edhe një pushtues nuk do ta kishte rrëzuar qeverinë në kohë pandemie, por ti e bën! Rehatia e Veliut është më e rëndësishme se shëndeti i popullit! Mirëqenia e Veliut është më e rëndësishme se e popullit.

Sot këtë e dëshmoi LDK me fakte.

Rugova vuante me popullin, këta ia rrisin lëngimin popullit nga ambiciet e sëmura karrieriste! E keni akuzuar Pronton për vrasje, e keni denoncuar edhe në Hagë, tani e ktheni në pushtet. Turp!

Isa nuk ka dinjitet njeriu. Ai ndjek instinktin e Veliut!

E Veliut që imagjinon Qeverinë si klub anarkist ku atij i lejohet publikisht të kundërshtojë shefin e vet. Fundamentalistët e LDK-së le të sjellin një shembull ku Veliu publikisht ka kritikuar Isa Mustafën!

Turp!

Mirë ia bëni këtij populli! Lëreni të vdesë nga virusi ose të emigrojë nga mjerimi, sepse përsëri do të gjenden ata që do t’ju votojnë!

Popullit të Kosovës ngushëllime për varrosjen e shpresës nga LDK!

https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/