Coronën e solli Karl Marks - Nga Andi Bejtja
Po të kesh qëlluar i lexuar, do e kesh kuptuar që Coronën e solli Karl Marks, qëkur kompania jote e madhe, që ka vite që dhjamet nga koncensionet e panevojshme apo nga rrjepja e këtij shteti, të lajmëroi pa modesti se megjithë dhjamin që e ti e di mirë që e ka, nuk është në gjendje të paguajë as rrogën e një muaji.
Nëqoftëse nuk je dhe aq i lexuar, prapë ke patur mundësi ta kuptosh që Coronën e solli Marks, kur në një kohë të tillë kur është ndarë më qartë se kurrë, se çfarë është e domosdoshme dhe çfarë më pak e nevojshme, t’u rritën pikërisht çmimet e maskës që të duhet ta mbash në fytyrë, çmimet e shishes së alkolit, madje dhe të ushqimeve bazë.
Dhe nëqoftëse nuk e kuptuar akoma që Coronën e solli Karl Marks, do e kuptosh kur fëmijët të rishkojnë në shkollë: kur të shohësh një pakicë fëmijësh të nxirë nga dielli i karantinës në shtëpitë e mëdha me oborr, të dyta apo të treta dhe shumicën e fëmijëve të bardhë, nga mbyllja në 50 metra katrorë me prindërit, gjyshërit e ndoshta dhe me xhajën e nusen e xhajës.
Nuk ka asnjë dyshim që Coronën e ka sjellë Karl Marks!





















