Blog

Blini metra për policët bashkiakë sa nuk është mbyllur karantina - Nga Ylli Dylgjeri

U liruan oraret e liridaljes. Detyra të mëdha u dalin policive bashkiake për të kontrolluar sa e mbajnë distancen qytetarët, të cilet janë pensionistë, jane nëna me femijë deri 10 vjeç, janë baballarët, pasi ka edhe pensionistë që duken të rinj dhe të rinj që ngjasojnë si pensionistë.

Deri tani nuk kam parë një Polic Bashkiak apo të Rendit të mbajë metër shirit, apo rrobaqepsi, për të matur largesinë e qytetarëve.

Si i dallojnë policët distancat 1.5 metrat nga qytetari te katunari?

Ka ndryshuar jeta tani! S’ka më të hyp e virgjër e të zbresë me barrë plaka nga autobuzi i Kombinatit! Distancaaaa!

Ka trajnim për këto punë apo masni me sy ju? Apo me bërxhik? Me ç'farë atëherë?

Çbën Peshëmatja e Metrologjia? Po Policia Europiane që asiston a ka bërë trajnime?

Po ICITAP? Ku i keni fondet për këtë punë?

Ore fillimisht ju bëhet pyetja: A keni metër apo jo?

E a bërë Bashkia tenderin për metra?

Do të thoni s’ka nevojë!

Jo! - u them prapë, nëse katundarët të hanë në kandar ju të hani në meter. E keni treguar veten që jeni hajdutë e të korruptuar.

Pastaj në metër të hante edhe Komisioni i Miss Albania-s njëhere e një kohë.

Me një metër rrobaqepsi që ishte i grisur 7 cm e parë, i maste vajzave të dhënat fizike. Kur i desh qefi Komisionit për kualifikimin e vajzës ia hiqte cm e kujt si desh ia shtonte!

Po ju Policë Bashkiakë mos jeni më të ndershëm?

Atëherë, që të mos e dërgojmë edhe këtë SMS të Ramiut të Surrelit në Gjykate Kushtetuese, blini metra sa nuk është mbyllur karantina!