Blog

Të paditur, të paduruar apo të pangopur për pushtet abuziv? - Nga Arben Malaj

Veliaj mburret se do ta ndërtojë teatrin e ri me kredi sovrane.

E para, çdo kredi është një borxh që do ta paguajnë taksapaguesit.

E dyta, fakti që kërkohet garanci sovrane, do të thotë që bankat nuk kanë besim tek Bashkia e Tiranës, e cila ka shumë detyrime të prapambetura.

E treta, qeveria në kohë krize merr borxh për të pastrehët, për arsim, për shëndetësi, për bujqësinë, për ambientin.

Në mesin e dy krizave, atë të termetit dhe të pandemisë, të kërkohet kredi me garanci sovrane për Teatrin, është ose padije për përmasat dhe pasojat e dy krizave, ose ose padurim për të përmbushur premtime apo detyrime, ose siç deklaronte Churchill, diktaturat vrapojnë mbi tigra të cilët bëhen përherë më të uritur.

©Arben Malaj