Blog

Trupi në Tiranë, koka në Athinë - Nga Alfons Zeneli

Alfons Zeneli

Autoqefale, në një farë mënyre shqipërohet "që vepron me kokën e vet".

Pra nëse thuhet Ortodokse Autoqefale Shqiptare, nënkuptohet qe vepron me kokën e vet shqiptare...

Një nga ata qe ia shtuan fuqinë shenjtërimit të Kishës tonë "autoqefale" (që për momentin e ka kokën greke), ishte patriarku i Kishës Ortodokse serbe, i cili i pat bekuar publikisht, paramilitarët dhe ushtarët e rregullt të ushtrisë serbe të cilët ishin vrasësit e femijëve dhe pleqve si dhe përdhunuesit e grave shqiptare.

Hirësia e tij, Patriarku serb qe ftuar nga koka greke e Kishës tonë Autoqefale.

Patriarku yne, Hirësia hyjnore Janullatos gjithsesi, nuk pati aq hire sa të zbuste me lutjet që i degjohen aq shumë nga Kristoja, protestat masive të popullit të vet kundër NATO-s dhe pro vëllezërve barbarë serbë.

A thua shkëlqen kurora e Hirësisë së tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiithë Shqipërisë aq shumë sa të sfumojë errësirën ku notoi grigja e tij greke gjatë luftës në Kosovë?

A thua kanë pushuar në paqe eshtrat e At Nolit, të At Visarion Xhuvanit, të Papa Kristo Negovanit, të At Stath Melanit, të Dhaskal Todhrit e të Pandeli Sotirit etj. kur shohin se Kisha jonë është e pamvarme nga... shqiptarët?

A thua është dakord me këtë kor shenjtëruesish i Lumi Jezus Krisht?

A kupton Jezusi shqip?

©Alfons Zeneli