Blog

Diaspora pa votë: Dorëheqja e KKD dhe Majkos si distancë morale me pisllëkun politik - Nga Arben Manaj

Nëse në Shqipëri pas miratimit të reformës zgjedhore nuk i lejohet Diasporës të marrë pjesë në votime në distancë, do të ishte në nderin e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës, bashkë me Ministrin e Diasporës, të jepnin minimalisht dorëheqjen!

Do të ishte dështim për ta dhe nuk do kishin më të drejtë morale të vazhdonin të përfaqësonin shqiptarët kudo në botë, pavarësisht mënyrës së debatueshme të përzgjedhjes së tyre!

Kjo do të ishte e moralshme, në kushtet kur edhe opozita dhe mazhoranca në Samitin e Diasporës, premtuan me zë dhe figurë votën e Diasporës në zgjedhjet e 2021!

Vetëm me një qëndrim të tillë perëndimor jepet shembulli i distancës morale me pisllëkun politik në Shqipëri dhe mund të arrihet ndryshimi!

Pavarësisht respektit personal që kam për disa prej anëtarëve të këtij Këshilli, dhe pse vlerësoj integritetin e tyre moral dhe profesional, gjithçka tjetër përveç kësaj, për mua do ishte “Këshilli i Diaspirës”, që nuk meriton më mbështetjen e Diasporës!

©Ben Manaj