Blog

Nuk mbrohen interesat e diasporës me të zgjedhur nga qeveria - Nga Bujar Llapaj

Të dashur bashkëatdhetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, mos debatoni kot a jeni pro apo kundër votimit të Diasporës!

Përderisa ajo është një e drejtë kushtetuese për çdo person që mban shtetësinë shqiptare, çdo debat është i tepërt dhe thjesht një shmangie nga thelbi.

Pse qeveria shqiptare apo Kryeministri nuk bëri asnjë gjë për të përmbushur një detyrim kushtetues?

Dhe të gjithë e dini Pse-në: Atij nuk i rreh fare për asnjë. Ai do vetëm paranë e thatë emrin tuaj në listat e votuesve që ti vjedhë, Samitet për t'ju joshur sedrën me tituj dhe simite, një ministri me ministër buzagaz.

Ndaj dhe duke pare se ç’po ndodh them më mire për momentin një vote e munguar e Diasporës, se sa një vote e deformuar.

Kjo është një qeveri "Tallava", erdhi në pushtet me daulle dhe do të iki me daulle.

Për mua Këshilli Koordinues i Diasporës e mbaroi misionin e vet duke na bërë më të qartë se çdo organizëm i zgjedhur nga qeveria nuk mund të mbrojë dhe përfaqësojë interesat e diasporës.

Është koha që Diaspora të mendojë dhe punojë për tjetër mënyrë organizimi dhe përfaqësimi!

©Bujar Llapaj