Blog

Mos shiko, mos dëgjo, mos fol për të keqen rreth teje

Nga: Jeta Dedja

Kur iu dedikuam me mish e me shpirt përdorimit të celularëve, ra niveli i kontaktit me sy. Ne po e shihnim njëri-tjetrin në sy gjithmonë e më pak. Shikimi jonë u kufizua në kuadratin e aparatit me valë 2-g, 3-g, 4-g, 5-g. U rrit edhe përdorimi i syzeve.

Kur celularët na u bënë zgjatim i trupit, na u shtua një aksesor tjetër plotësues në mënyrë që tingujt, zërat të mos interferonin me të tjerët përreth. Kështu rritëm përdorimin e kufjeve. I taposëm veshët në makinë, në rrugë, në klasë, në shtëpi.

Pastaj doli Covid-19 dhe ne mbyllëm dhe gojën duke çelur pasarelat virtuale të maskave.

Dhe kështu njeriu pasqyrohet sot në internet fiks si këta 3 majmunët e mençur, gdhendur në derën e faltores japoneze në shekullin e 17-të “

"See no Evil, hear no Evil, speak no Evil”.