Blog

Doni kurvin - Nga Edison Ypi

Duhet mirëkuptuar dashuria që ushqen populli shqiptar për kufomën e kurvit.

S'ka respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika.

S'ka frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri.

S'ka dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin.

Dashuria për kurvin është i vetmi preokupim që kanë turmat tona, i vetmi hall që i mundon, i vetmi kancer që i gërryen, i vetmi verem që i zgjebos.

Vazhdoni-vazhdoni ta adhuroni kurvin. Hiç mos u ndalni. Është i vetmi që pritshmëritë halucinante i plotëson, ankesat perverse i hesht, plagët imagjinare i shëron, hallet inekzistente i zgjidh.

Po deshët kurv, kurv do keni.

Po pritët kurv, kurv do j'u vijë.

Shtetin për punë ku të bëni sikur punoni, e bën vetëm kurvi, kurvit mos j'u ndani.

Shërbim shëndetësor falas që nuk shëron asnjë sëmundje, vetëm kurvi e mundëson, kurvin mos e harroni.

Xhamiat dhe kishat ku të shkoni me përtesë ose të mos shkoni fare, i mundëson më së miri kurvi që i rrafshoi.

Ngrijeni kurvin nga varri t'iu mësojë si të vazhdoni ta spiunoni dhe vrisni njëritjetrin.

E rrethoni shtëpinë me mure të larta, e mbyllni me lloza, e ruani me kamera. Vazhdoni ndiqeni shembullin e kurvit që e rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba.

Shumica e shqiptarëve që sot kujtojnë se Heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, Diversantët që i sillte NATO, kanë qënë kriminelë të armatosur, tradhëtarë të shitur te imperializmi amerikan, ç’bëri e ç’nuk bëri kurvi, kujt ia futi e kujt ia qiti Mehmeti, cilit ia hodhi e kujt ia përdrodhi Kadriu, i mësoni fije e për pe nga gazetat.

Ju lumtë! Mirë e keni. Nuk vlen vetja e gjallë. Vlen vetëm kurvi i ngordhur.

Vazhdojeni adhurimin nekrofilik për kurvin. Është i vetmi që prej varrit e kthen Shqipërinë si e doni; shkretëtirë, saharë, pa elitë të shkolluar, pa seriozitet, pa autoritet, pa dinjitet, pa Drejtësi, pa reforma, pa kulturë, pa Art, pa histori, pa gjë prej gjëje, bosh.

©Edison Ypi