Blog

Këlyshët e Sorosit - Nga Artan Gjyzel Hasani

Artan Gjyzel Hasani

E përdor shpesh këtë epitet për të gjithë mbështetësit shqiptarë të axhendave të George Soros. Ndër axhendat kriminale globaliste që mbeshtet dhe financon miliarderi jane edhe shkatërrimi i institucionit të Familjes (dhe axhendat LGBTQ & Gender) dhe levizja raciste anarkomarksiste BLM.

Po cilët janë keta? Çfarë mund t’i lidhë këta shqipo të atij bregu shkëmbor të humbur jugperëndimor të Ballkanit me Miliarderin e së Keqes?

Këta janë njerëz që kanë ngrënë me lugë floriri nga paratë që Fondacioni Soros derdhi në shoqërinë civile shqiptare.

Soros është krijuesi i shoqërisë civile shqiptare.

Një zinxhir prej dhjetra e qindra OJF (OJQ) me akses vendimtar në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë.

Qindra e mijëra shqiptarë të punësuar dhe përfitues të këtyre celulave luftarake për axhendën personale të George Soros.

Qindra artistë, shkrimtarë, pedagogë, intelektualë, gazetarë, analistë, politikanë, ambientalistë etj, janë sponsorizuar nga paratë e George Soros.

Qindra studentë kanë marrë bursa studimi për në universite të ndryshme të botës nga Fondacioni i tij.

Qindra specializantë pasuniversitarë kane fituar tituj shkencorë nga paratë dhe projektet e tij.

Kanë vjedhur, kanë dëfryer nëpër botë, kanë hapur biznes dhe fondacione me emra tingëllues me paratë e tij.

Një rrjet shqiptar prej mijëra sorosistësh të shkolluar mirë, ndonjëherë me master dhe PhD, që jetojnë brenda apo jashtë Shqipërisë dhe vegjetojnë sorosisht në rrjetet sociale të internetit.

Të punësuar zakonisht në media, banka dhe universitete, juristë dhe financierë, profesorë dhe anëtarë bordesh ekzekutive apo edhe studentë rishtarë të etur për karrierën e siguruar nga “Baba Xhorxhi” kudo nëpër botë.

Vallë Miliarderi i së Keqes është një sylesh që e hedh paranë e tij me bujari deri në shpërdorim?

Natyrisht jo!

Spekulatori George Soros është një nga krijesat më inteligjente dhe diabolike të planetit. Ka gjunjëzuar shtete dhe banka, qeveri dhe organizata, ka krijuar dhe manipuluar kriza financiare dhe sociale të rangut planetar.

Paraja e Sorosit i ka rekrutuar përjetësisht shqipot e lartpërmëndur.

Ata janë ushtarët, jeniçerët dhe akinxhinjtë e Soros që shfaqen sa herë që dikush guxon të bëjë publike bëmat kriminale të tij.

I ndeshni çdo ditë në jetë dhe në mediat sociale. Shfaqen si me komandë në mejdan pavarësisht vendndodhjes gjeografike.

Eshtë e njohur devotshmëria e këlyshëve për të zotin e tyre.

Mjafton të gervishtësh sadopak në jetën e tyre të padukshme dhe do të të dalë që kanë ngrenë në çanakët e Soros, herë me lugë të madhe e herë duke ngjyer kafshatën e përditshme.

Nuk di as edhe një rast të vetëm kur një “avokat” i tillë ambulator i Soros të mos më ketë rezultuar përfitues direkt (ose indirekt nga familjarët e vet) i parave apo projekteve të Miliarderit të së Keqes.

Kur i pyet direkt “Je përfitues i parave dhe projekteve të Soros? E ke ngjyer çanakun e tij?” e mohojnë si skuthë.

Po pse e mohojnë vallë këtë fakt? Apo ngaqë u kompromentohet hipokrizia e luftës për një “kauzë”?

Siç duket kompleksi i tyre prej skllavi modern të Soros është më i fortë se ai i afrikanëve të dikurshëm të sjellur në Botën e Re me vargonj...

Ajo që i nxjerr zbuluar këta hipokritë është një hollësi lehtësisht e dallueshme:

Këta njerëz, ashtu si edhe ne njerëzit anti-Soros, e duan shumë familjen, ndonjëherë edhe atdheun, prindërit i quajnë nënë e babë dhe i respektojnë shumë, familjen e kanë tradicionale, nuk do të donin në familje asnjë nga monstrat e Gender, por megjithatë: të vrasin për George Soros që është pikërisht financuesi dhe ideatori i asgjësimit të Familjes, Fesë, Kombit e Atdheut!

E përse e bëjnë? Sepse janë peng. Janë të kapur!

©Artan Gjyzel Hasani