A ka Historia për popujt një "anë të duhur"? - Nga Klodi Stralla
Disa thonë po dhe me këtë nënkuptojnë të rreshtohesh me Fitimtarët, me më të fuqishmit e kohës.
Disa të tjerë nënkuptojnë të kundërtën: të rreshtohesh nga është e Drejta, e Moralshmja dhe interesi më i mirë i vendit tënd.
Fqinjët tanë, grekë e serbë, gjatë Luftrave botërore të shekullit që shkoi u rreshtuan me Aleatët kundra Boshtit dhe nga kjo tre-katërfishuan territoret e shteteve të tyre në kurriz të trojeve shqiptare.
Edhe komunistet shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore u rreshtuan me Aleatët, por për të tjera qëllime: marrjen dhe mbajtjen gjatë të pushtetit dhe pasurive të vendit.
Nëse do të pyesim: A ishte kjo "ana e duhur", përgjigjen do ta gjejmë në vitet '90, kur shqiptarët braktisën masivisht vendin drejt Perendimit - drejtimit të duhur!
Kjo tendencë braktisjeje masive e vendit, që ende vazhdon, tashmë jo e krahut të punës por edhe e mendjes, është përgjigja më e mirë që mund t'i jepet kryeministrit të Rilindjes që pretendon se ai dhe paraardhesit e tij shpirtërorë kanë qenë dhe janë në "anën e duhur" të Historisë.
©Klodi Stralla



















