Blog

Përbuzje për ministrat e Brendshëm... - Nga Ylli Dylgjeri

Ora 24.00. Jam i tronditur... Sapo ka mbaruar emisioni për emigracionit klandestin në "Top Story".

E ndoqa këtë emision me vëmëndje. Sinqerisht nuk u besova veshëve e syve: Drejtoria e Emigracionit në Policinë e Shtetit me në krye Drejtoren... që s’dua t’ia dëgjoj më emrin... ishin pjestarët e rrjetit më të madh të emigracionit klandestin arab në Shqiperi.

Pra, nga Drejtorja, i shoqi, familja e saj, e deri te specialistët e drejtorisë ishin në shërbim të klandestineve arabë që hynin në këtë han pa porta! Korrupsion i paparë! Një rrjet i tërë i organizuar punonte, arkëtonte, regjistronte e fallsifikonte dokumentacion të zi në sy të policëve e drejtuesve syleshë. Pamje të trishta. Drejtues, police e arabë që thithnin nargjile, takoheshin klubeve me agjentë të inkriminuar e thurnin plane për kontigjentet e reja të klandestinëve arabë.

Në fund: Regjistrime kompanish arabe fallco në QKL.

KY ISHTE SKANDALI!

Paçka se rrjeti ishte zbuluar e neutralizuar një ditë, e sipas policisë edhe autorët ishin ndaluar sipas konferencës për shtyp të krerëve më të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, shija që më la ky emision ishte mjaft e rëndë për mua, ish-punonjesin e lartë të Ministrisë së Brendshme…

Një mori pyetjesh më erdhën në mënd:

Pse për këtë polici votuan shqiptarët? Kjo është policia që duam? Për këta kontigjente paguajme taksa? Kjo ishte e majta që i dhanë 800 mije vota shqiptarët? Duhen besuar sërisht këta?

Më mirë policë që hanë fara në kapele sesa kjo farë polici!

Me këtë mosbesim mbyllej dhe emisioni në Top Story.

Pas trasmetimit të materialeve, redaksisë i kërkohej emisioni si dokumentacion nga Policia!

Për këtë drejtuesit e emisionit sqaronin: "Akoma nuk kemi vendosur. A mund ti besojmë kësaj policie materialet tona investigative?"

Kaq mjafton per të kuptuar se çfarë shteti bëri Rilindja që do të hyjë edhe në Europë!

Përbuzje për ty Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, e në fund edhe për ty o Sandër Lleshaj.

©Ylli Dylgjeri