Perëndimi, peng i irracionalizmit neoliberal - Nga Kostandin Ristani
Bota e civilizuar Perëndimore, sipas vëzhgimeve të mia, është bërë "bull....". E gjithë politika është marrë peng nga neoliberalizmi absurd e irracional neë çdo aspekt social e politik.
Unë i përkas brezit të fëmijëve e nxënësve, të cilëve një sistem qeverisës kriminal u mësoi, imponoi e rrënjosi ca maniera që sot gjithë politikanët "bull...." neo-liberalë të Perëndimit na i servirin nëpërmjet mjekëve specialistë me delikatesë për të mos gjoja ofenduar ca grupe njerëzish që janë literally pisanjosë dhe të pështirë, që qelbin erë vjellëse nga papastërtia kur iu afrohesh dhe që vijnë si residentë apo njerëz të biznesit apo edhe si refugjatë në vendet tona të adoptuara dhe kanë guxim të na predikojnë e mesojnë si mbahet pastërtia higjenike e sanitare.
Në brezin tim, që në kopësht e deri sa mbaruam shtatëvjeçaren, çdo të hënë në mengjes na kontrollonin kokën, flokët, qafën, thonjtë, fytyrën e duart për pastërti apo shenja parazitësh. Duhet të tregonim shaminë e hundës të pastër e të hekurosur, etj. etj. Një herë në jave me detyrim na çonin tek Qendra e Higjenës tek Rruga e Kavajës dhe doktorë higjenistë na mësonin për çdo gjë që kishte të bënte me higjenën njerëzore. Ah, harrova, vetëm edukim seksual si neo-liberalët, nuk na mësonin.
Nënat e ardhshme dhe nënat që sapo lindnin kishin kunsultore mjekësore të veçantë me doktorë e infermiere të specializuara që ndiqnin me detyrim hap pas hapi me kartelë gruan shtatzënë dhe nënën e foshnjën e porsalindur deri në një moshë të caktuar.
Mbaj mend që doktorët e Qendrës së Higjenës, ngulnin këmbë që të na fusnin në edukatë mbushjen e mushkërive me oksigjen nëpermjet frymëmarjes nga hunda dhe nxjerrjes së gazit karbonik nga gojë. Këta doktorë tani, të zotë e të aftë pa dyshim, por sharlatanë të ligj ama, na mbushin mendjen e na detyrojnë nëpërmjet maskës të thithim gazin karbonik plot helme që sapo nxjerrim.
Çfarë mjekësie e qeverisje është kjo që të intoksikohesh me jashtënxjerrjen vetiake? Pse popullsia e vendeve të përparua të Perëndimit nuk e ditka që nga fëmijëria e hershme që larja mirë e duarve është ABC (101) e higjenës vetiake? Çfarë edukate kanë dhënë këto nëna, këta prindër dhe ky sistem arsimor që rrit pisanjosë dhe pse duhen politikanët - nganjëherë kryeministra e presidentë - mjekët dhe reklamat vizive që të nxisin popullsinë të lajë duart?
Sa qesharak, i pabesueshëm dhe i pandikueshëm po bëhet Perëndimi nën irracionalizmin neoliberal që, siç i themi ne tironsit, i thotë "derrit dajë" për të mos zemëruar grupet më të pështira, më të papastra e më të prapambetur të komuniteteve të Globit!
©Kostandin Ristani




















