Takimi i 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ishte një sukses i madh - Nga Robert Kore

Robert Kore - Toronto
Në një konference shtypi dje të Joe Biden, gazetarja e pyeti: A duhet të jetë Kosova indipendente? Biden u pergjigj fjalë për fjalë: Po, Kosova duhet të jete indipendente dhe jo pjesë e Serbisë.
Nuk është shqetësuese që një gazetare në Amerike bën pyetje që tregon se nuk e njeh realitetin. Shqetesuese është përgjigja e Biden. Normalisht përgjigja e Biden duhet të kishte qene: Çfare pyetje është kjo, Kosova ka 12 vjet që është një vend indipendent, që prej vitit 2008.
Dikush mund të thotë hë mo se Biden i rrjedhur është. Jo, nuk është tamam kështu! Edhe pyetja, edhe përgjigja, ka të bëjë me atmosferën që Serbia ka mundur të krijojë në favor të saj gjatë 10 viteve të fundit.
Serbia ka punuar fort dhe ka lobuar që Kosova është pjesë e Serbisë dhe jo shtet i pavarur. Gjatë gjithë kësaj kohe Serbia arriti ta marri veten nga goditja e fortë qe i dha Bush në 2008 dhe arriti ta kthejë situatën në favor të saj. Në këtë përpjekje të saj Serbia pati disa përkrahes të fuqishem. Kina dhe Rusia ishin pro saj. Rusia e ndihmoi Serbinë me armatime të reja, të cilat ishin një presion direkt ndaj Kosovës. Ndërsa Kina po ndihmonte me investime. Projekti 5G ishte gati. Nga ana tjetër, me ardhjen në fuqi të Ramës në 2013, Soros filloi një plan shumë të rrezikshem per Kosoven.
Rama, Thaçi, Vuçiç dhe Alex Soros po përgatisnin t’i shkepusnin Kosoves 1/3 e territorit të saj. Soros kishte njerëzit e tij në DASH, të cilët me ardhjen e Trump si president, shpejtuan ta vinin në jetë këtë plan. Ndërkohë vazhdonte një propagande se Trump eshte pro-serb dhe se ndarja e Kosovës është pranuar edhe nga njerëzit e Trump.
Të gjitha këto kishin krijuar një situate shumë lodhëse dhe të pashpresë për Kosovën. Disa nga liderat e saj ishin të shantazhueshëm, për shkak të të kaluarës së tyre dhe ky fakt përbente një rrezik serioz. Nuk ka gjë me të keqe se sa të kesh liderë që nuk mbrojnë dot interesat e vendit të tyre, për shkak se kundërshtari i shantazhon me krimet e mëparshme.
Megjithë këto situata shumë të disfavorshme, në fund vetë Trump e ndaloi këtë plan. Ndërkohe ai pastroi edhe disa ferra qe i ishin ngatërruar nëpër kembe, si puna e Bolton, i cili si në Kosovë dhe në Lindjen e Mesme po shkonte kundër politikave të tij. Ketu u nderpre dhe epërsia e Serbisë. Hyrja direkt e Amerikës në kohën e duhur, shpëtoi çështjen shqiptare edhe këte rradhë. Ndalimi i planit Soros-Rama-Thaçi-Vuçic përbën pikën më të rëndësishme të kthesës që mori çështja e Kosovës.
Kjo është fitorja me e madhe dje në Washington, sepse rrezoi shume mite të rreme, të krijuara nga armiqtë e Kosovës, por edhe nga paaftesia e liderëve tanë në të dy anët e kufirit. Kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm dhe mbeten ata që janë. Oreksi i madh i Serbisë mbaroi dje në Ëashington. Po ashtu, angazhimi amerikan, largon nga Ballkani edhe aleatët e Serbisë, Rusinë dhe Kinën. Amerika pasi kishte detyruar më parë Edi Ramën të largonte projektin kinez 5G, detyroi dje edhe Serbinë të bëjë të njejten gje. Mbas këtij ndryshimi trajektoreje do vinin ngjarje pozitive për Kosovën.
Takimi i 4 Shtatorit ishte një sukses i madh. Se sa i rëndësishëm ishte ky takim, e tregon fakti që fillimisht ata që nuk donin të zhvillohej një takim i tille në Shtëpinë e Bardhë e sabotuan takimin e parë që do mbahej në Korrik me një lëvizje shumë të zgjuar. Pra vetë vajtja e kryeministrit të Kosovës përballë presidentit serb në prani të Trump në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë jep mesazhin e qartë që Kosova shkon si e barabartë me Serbinë dhe i heq Serbisë argumentin se Kosova është Serbi.

Për sa u diskutua atje, është një strategji tipike e Trump, e cila si fillim funksionoi shumë mirë për të dyja palët. Trump kishte porositur Richard Grenell përderisa në këto 10 vjet politika nuk ka funksionuar për një zgjidhje Kosovë-Serbi, atëherë jepu të dy palëve një zgjidhje ekonomike dhe mbas ekonomisë do vijë dhe zgjidhja politike.Kur punohet për një marreveshje të veshtire për t’u pranuar nga palët, Trump si biznesmen ka gjithmonë parimin win-win.
Fitorja tjetër e rëndësishme e Kosovës eshte njohja reciproke Kosove-Izrael. Nga të gjithë shtetet qe nuk e njohin Kosoven, Izraeli eshte ndoshta më i rëndësishmi. Mbas Izraelit, Trump ka të drejtë t’i thote Spanjës, Rumanisë, Greqisë, Sllovenisë dhe Qipros që, përderisa e njeh Izraeli, i cili me Palestinën ka një konflikt me të madh se ju, ateherë ju të tjeret duhet të bëni të njëjtën gjë. Pra mbas këtij takimi, do të vinë edhe hapat e tjerë, që me siguri do çojnë në zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Një sqarim edhe për disa shqiptarë që nuk e shohin këtë si diçka pozitive për Kosovën të cilët, besoj se nisen nga dy premisa të gabuara:
E para, ata besojnë se Shqipëria është qendra e botes dhe Trump duhet të na i japë të gjitha ne. Po t’i japë dhe Serbisë, ata hedhin poshtë çdo gjë pozitive që na u dha dje.
E dyta, ata kujtojne se Trump eshte presidenti i Shqipërisë dhe ai s’ka punë tjetër, përveçse të merret me ne dhe t’i thotë Serbisë, une kam në zemër Shqipërinë deh ju s’ju njoh kush jeni.
Ka dhe disa reagime të tjera si për shembull pohimi se Trump e bëri për veten e tij, se është afër zgjedhjeve.
Trump eshte presidenti i Amerikës dhe natyrisht ai sheh interesat e vendit të tij si dhe interesat e tij. Por kur interesat e tij dhe të Amerikes, përputhen me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve ne duhet të jemi të lumtur. Nuk ka asnjë rëndësi, përse nxirret ky argument, për aq kohë sa edhe ne përfitojmë.
Po ashtu ka shqiptarë që thonë, prisni se ju s’dini gjë, Serbia po del në det. Këto janë arësyetime të mentalitetit ballkanik, të tipit ishallah vdes lopa e komshiut.
Sa për dijeni, ashtu siç përfitojmë kur japim hapësiren ajrore të Shqiperise, për përdorim nga të tjerët, ashtu do të perfitojme edhe nga levizja e mjeteve në tokën shqiptare. Zhvillimi ekonomik është gjithmonë pozitiv për të gjitha palët.
Të mos harrojmë që Kosova dhe çështja shqiptare në përgjithësi do përparojnë atëherë edhe kur Serbia do përparojë. Ballkani do qetësohet kur të gjitha vendet do përparojnë ekonomikisht dhe politikisht.
Dhe diçka e fundit, por shumë e rëndësishme për botën dhe patjetër edhe për Ballkanin. Trump është një paqe-bërës dhe jo një makine lufte si të gjithe paraardhësit e tij. Kjo rrjedh nga fakti që ai është biznesmën dhe jo politikan. Të qënurit biznesmën e bën ate të mendojë për zgjidhjen e krizave në favor të mireqënies të të dy palëve dhe jo zgjidhjeve me luftra të përjetshme.
©Robert Kore




















