Muri Berlinit dhe muri shqiptar - Nga Ndue Ukaj
Sot kujtojmë Rënien e Murit të Berlinit dhe kjo ngjarje duhet të na mësojë si t'i rrëzojmë muret e mëdha mes nesh. Të tillë ka shumë dhe ata pengojnë zhvillimin dhe ngritjen tonë.
Para tridhjetëviteve, rënia e Murit të Berlinit shënoi njerën nga ngjarjet më madhore në historinë politike të Europës,dhe si e tillë, ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në rrjedhat politike shqiptare.
Sot në tridhjetëvjetorin e kësaj ngjarje, duhet të mësojmë se, të jetuarit përkundër një muri është jetë e keqe, ndaj, duhet të punojmë me dashuri që t'i rrëzojmë muret mes nesh.
Mure mes nesh ka shumë, por më i madhi është ai i urrejtjes dhe i shpirtngushtësisë.
Bashkimi kulturor dhe politik i shqiptarëve është detyrë imediate e kohës, por ai nuk bëhet me parulla, dokrra e retorikë boshe.
Ja çka thoshte një gjermane kontributdhënëse: "Së pari luftuam për lirinë dhe pastaj, për shkak të saj, ra Muri" (Marianne Birthler).
Dhe ja çka thotë shkrimtari i madh Albert Camus:
“Të jetosh përkundër një muri, kjo është jetë qeni. Ç’të them! Njerëzit e brezit tim jetuan e po jetojnë përditë e më tepër një jetë qeni.”
©Ndue Ukaj




















