Disa këshilla miqësore për miqtë shqiptarë në Facebook - Nga Bujar Llapaj
Mos u merrni shumë, bile aspak me ambasadoren amerikane. Ajo ka qenë e qartë që në fillim kur tha se përfaqëson Amerikën dhe interesat e saj. Dhe për interesat e saj Amerika bashkëpunon me këdo që i thotë "YES".
Mos u bëni "armiq" për hatër të Trump-it se do të jetë populli amerikan që do vendosë dhe fatmirësisht shumë pak amerikanë kuptojnë gjuhën shqipe të demokracisë.
Të gjithë ata që e quajnë veten kundërshtarë të "Rilindjes" të pushojnë"luftën" kundër njeri-tjetrit. Çdo "luftë" civile brenda opozitarëve është mbështetje për sektin Rama.
Edhe në momentet më të dëshpëruara mos humbisni kontrollin e gjuhës.
Mos humbisni kohë dhe energji me cironkat që pastrojnë lëkurën e Peshkaqenit nga ndonjë pezhishkë, ndërkohë që Peshka-qeni e ka gllabëruar edhe një copë tuajën.
Shkruani më shkurt se nga natyra shqiptarët përtojnë të lexojnë gjatë.
Javë të mbarë!
©Bujar Llapaj





















