Blog

Zgjidhja pa zgjedhje është zgjedhë - Nga Artan Fuga

Doni zgjedhje apo zgjidhje?

Doni zgjedhje pa zgjidhje, apo zgjidhje pa zgjedhje?

Unë për vete nuk dua zgjidhje! Sepse zgjidhje, nuk ka!

Kush thotë se më jep zgjidhje më dhunon keqaz dhe veç të tjerash më detyron edhe ta falenderoj!

Zgjidhja e halleve është një proces ku ka tentativa zgjidhjesh, ka përpjekje zgjidhjesh, sepse zgjidhje ka vetëm në parajsë!

Prandaj, unë dua zgjedhje dhe jo zgjidhje!

Se poqese kam zgjedhje, zgjidhjet do të më vijnë gradualisht, pak e nga pak, me korrigjime, duke gjetur njerëzit që duhen!

Zgjedhjet më japin mundësi që zgjidhjen që më kanë imponuar ta korrigjoj, ose hedh tutje, ta flak!

Prandaj dua zgjedhje, jo zgjidhje!

Zgjidhja pa zgjedhje është zgjedhë!