Blog

Sjellja e aleatëve, pasqyrë e politikanëve shqiptarë që na qeverisin - Nga Hajro Çini

Joe Biden i është drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan me një letër të mirëmenduar dhe të favorshme për shqiptarët. Po të ishte Biden i viteve 1990-1999, kur shquhej për energjik dhe ithar i futjes së ushtrisë amerikane në Jugosllavi për arrestimin e Milosheviçit, të cilin ai publikisht e quante kriminel lufte, unë do ta besoja atë letër për të sinqertë. Por fakti që ai ishte 8 vjet Zv. President dhe se gjatë kësaj kohe situata si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë u përkeqësua në mënyrë eksponenciale, tregon se ajo letër ka vetëm fjalë, se veprat janë shumë ndryshe.

Ne shqiptarët duhet të kuptojmë se problemet tona janë vetëm tonat. Sjellja e aleatëve është pasqyrë e politikanëve shqiptarë që na qeverisin. Në se ata kanë programe zhvillimi kombëtar, edhe sjellja e aleatëve është progresiste. Kur Shqipërinë e qeveriste Dr. Berisha dhe Kosovën Dr. Rugova, Kosova u çlirua, Shqipëria hyri në NATO, u njoh Pavarësia e Kosovës, u hoqën vizat dhe ishin gati për tu hapur negociatat me BE.

Në se ata kanë programe krimi dhe vjedhje, sjellja e aleatëve bëhet e dëmshme. Në Shqipëri dhe Kosovë ka vite që pushtetin e ka krimi i organizuar dhe korrupsioni. Shëmbuj, Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi, Isa Mustafa etj. Shqipërisë i janë vënë 15 kushte për të hapur negociatat me BE. Kosova humbi Çakorrin dhe ishte në rrezik të humbte 1/3 e saj.

©Hajro Çini