Blog

Nuk ka liri për armiqtë e lirisë - Nga Ndue Ukaj

Skenat e terrorit në Francë, tregojnë qartësisht se armiqtë lirisë, përmes terrorit, frikës dhe ankthit, duan t' iu vënë kazmën themeleve të qytetërimit tonë bashkëkohor, që paradigmë dhe vlerë sublime ka lirinë e shprehjes.

Duke i parë skenat e tmerrit në Francë, m'u kujtua shkrimtari mendjendritur Milan Kundera, dhe fraza e tij se "nuk ka liri për armiqtë e lirisë."

Sot, kontinenti ynë i mrekulleshëm, si në kor duhet të përsërisë atë që thotë Kundera.

Sepse, Franca është një lloj atdheu shpirtëror, për të gjithë ata që e duan të bukurën, artin, mendimin e lirë dhe human.

©Ndue Ukaj