Në Tiranë Njëshi i thotë të Gjitha - Nga Faruk Myrtaj

Faruk Myrtaj - Toronto
Gramoz Ruçi është kryetar legjitim i Parlamentit. Thuhet, tashmë besohet, në sallë ka vetëm një Grup Parlamentar. Dje, u vu në dyshim ky legjitimitet, kur kryetari tha: "Ju njoftoj se asnjëri nga deputetët e Grupit Parlamentar të shumicës nuk e ka më të drejtën e fjalës. Koha e Tyre u ezaurua prej kryeministrit..."
Nuk u ndje askush, as edhe një zë i vetëm. Asnjë gjest mimike nuk u pa, mbase se ishin me maska.
Prej këndej larg u duk sikur u desh pak kohë edhe për Myslym Murrizin të qartësohej mos ishte përfshirë edhe ai në këtë "ezaurim kohe...".
Gramoz Ruçi, si garantues i pluralizmit të dekretuar, por edhe i angazhimeve ndaj ambasadores së Trump në Tiranë, qartësoi se ishte fjala për "ezaurim të mazhorancës".
Kaloi në heshtje, si të mos kishte ndodhur asgjë e veçantë.
Thjesht se kështu ka ndodhur gjithnjë në Tiranë, në të gjitha kohët.
NJËSHI ...i thotë të Gjitha.
©Faruk Myrtaj





















