Blog

Fjalën e kemi se na e dha Zoti, mysliman apo i krishterë: Kosova është Shqipëri - Denion Ndrenika

Ardhmëria e krahinës më të rëndësishme të Shqipërisë Verilindore që i thonë “Kosovë”, është në pikëpyetje nëse ata që u përpoqën të fshihen pas ndërkombëtarëve, për ndalimin e një shteti tonë të vetëm, nuk e mbrojnë dot si të këtillë.

Ne shqiptarët e kuptojmë që pavarësimi i kësaj pjesë të Shqipërisë mund të jetë një hap i vogël dhe i ngadaltë në ecjen drejt rikthimit të saj në kufijtë e të vetmit shtet të shqiptarëve të bashkuar sikurse vendosi Prizreni dhe Vlora në 1878 dhe 1912.

Mirëpo kjo kujtesë e vockël nuk është për këtë ecje, por për ata që përpiqen rëndom pa tekst qartësues dhe bindës që ta formësojnë shtetësinë. Thjesht harrojeni, Kosova është pjesë e Shqipërisë e kësisoj cilido edepsëz apo fatkeq e qyqar me apo pa bindje, me apo dashje argumente ose jo, sido që ta diskutojë është i humbur.

Ne nuk kemi fuqi mbase. Nuk ndryshojmë dot asgjë ndoshta. Me poezi apo shkrime e libra.

Por, fjalën, fjalën e kemi se na e dha Zoti, qoftë mysliman apo i krishterë!

Kosova është Shqipëri! Prandaj i përbuz dhe i nënçmoj zabërhanët që na sajojnë gjuhë e simbole të ndryshme! Madje, edhe nëse fshihen si burracakë pas ndërkombëtarëve që kinse nuk na lenë e na pengojnë, sepse nëqoftë kështu, ta pranojë ballëhaptazi që kjo është arsyeja, e jo ta mbrojnë si zhvillim normal. është zhvillim i detyruar dhe këtë e kuptoj, por jo justifikimin!

Mora shkas për këtë postim nga fort i nderuari Prof. Eroll Sejdiu në grupin “Gjuha standarde shqipe”.

Sejdiu qartësisht dhe qetësisht shpjegon se çka na ka ndodhur ne shqiptarëve, për t’ua kundërvënë po kaq butësisht kundërshtuesve fatkeqë se kinse shqipja standarde na paskërka dëmtuar e penguar.

Enver Hoxha është kurrkushi për të ndryshuar shqiptarizmën, madje e ka vrarë atë me krimet e panumërta në Shqipërinë londineze.

Mirëpo gjuha është e njejta për ne dhe ky soj i padashur njerëzisht mjeranë nuk e ndryshon dot me kurrfarë justitfikimi.

Lereni Enver kriminelin dhe merruni me shqipen. A jemi të njejtët që e flasim apo disa edepsëzë na e sajojnë si dialekt apo kombformim e shtetformim mjeran.

Kurkush nuk e ndryshon dot qenien e Kosovës pjesë e Shqipërisë e kësisoj shqipen qe e flasim të tanë gjithkund!

©Denion Ndrenika