Blog

Çdo spekulim me Rugovën është antirugovizëm - Nga Enver Bytyçi

Enver Bytyçi

Rugovizmi nuk është nishan, është filozofi, ështe flamur, por është flamur që nuk mund ta tundësh vetëm në fushatë elektorale!

Rugovizmi nuk është kupë futbolli, të cilën e merr dikush në dorë dhe fluturon nga gëzimi.

Rugovizmi është frymë, por jo frymë e hajdutëve, e pazarxhinjve me fatet e Kosovës.

Është frymë për ata që janë të ndershëm dhe e duan Kosovën njësoj si familjen e vet!

Rugovistet dallohen nga veprat në dobi e interes të vendit, jo nga fakti se dikush kujtohet në fushate elektorale se udhëheq partinë e Rugoves!

Çdo spekulim me Rugovën është antirugovizëm!

©Enver Bytyçi