Blog

Politika nuk është religjion - Nga Lis Bukuroca

Rugovizmi ka përfunduar me kryengritjen. Ishte një lëvizje pasive pacifiste në kërkim dhe në krijim të aleatëve, që e ka përfunduar misionin e vet.

Nuk ka më nevojë për rugovistë, e as për uçëkëistë, por për parti që ndërtojnë shtet në liri.

Rugovizmi dhe UÇK ishin lëvizje në kohë lufte. Tash kemi ushtri dhe parti politike legale. Kur të gjallët janë inferiorë dhe nuk kanë ide për të ardhmen, mundohen të fitojnë duke kopjuar të vdekurit.

Koha e re kërkon personazhe të reja, jo kopje të epokës së huaj, përndryshe po e bëni Rugovën profet, çfarë nuk ishte dhe çfarë nuk synonte të bëhej.

Politika nuk është religjion...

Kosovës sot nuk i duhet lëvizje pacifiste, e as kryengritje, por njerëz që gjakojnë shtetin ligjor.  Parti bashkëkohore, jo klane fisnore!

Vetëm popujt me kulturë fisnore monumentalizojnë dhe instrumentalizojnë të vdekurit!