Blog

E keqja duhet hequr sa më parë - Nga Robert Kore

 Robert Kore - Toronto

Edi Rama ka bërë të mundur që nëpërmjet propagandës së tij të bëjë një përqindje të lartë të shqiptarëve të besojnë se ai, Edi Rama, është i keq, por s’ka kush ta zëvendësojë.

Sipas meje, kjo është tepër e rrezikshme, sepse është i njëjti mentalitet komunist i cili mbajti në pushtet Enver Hoxhën për 45 vjet si njeri të pazëvendësueshëm.

Për ne njerëzit e thjeshtë ndoshta ishte e pamundur të bënim diçka, për arsye që dihen se si funksiononte diktatura, por njerëz si Beqir Balluku, Kadri Hazbiu apo dhe Mehmet Shehu, kishin mundësi praktike t’i bënin një puç diktatorit dhe nuk tentoi kurrë asnjë prej tyre, sepse ata besonin vërtet se Enver Hoxha ishte i pazëvendësueshëm. Ky besim që ata kishin, e bëri më të rëndë dhe më të gjatë lëngatën e Shqipërisë.

Por sot jemi në kushte të tjera. Sado të këqinj të jenë këta që drejtuan Shqipërinë në këto 30 vjet, asnjë prej tyre nuk mund të krahasohet me Enver Hoxhën.

Shqipëria e sotme, sado probleme të ketë, nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt me Shqiperinë e Enver Hoxhes. Pikerisht për këte arsye në 25 Prill i duhet dhënë shansi nje të riu të provohet. Nëqoftëse dhe ai zhgenjen si Edi Rama, edhe ai duhet hequr, jo për 8 vjet, por për 4 vjet. Kështu vepron dhe kështu ka përparuar gjithë bota.

Përparësia është dhe duhet të jetë: e keqja duhet hequr gjithmonë dhe sa më parë!

©Robert Kore